Llapi ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Ulpiana 0-6, duke vazhduar me formë të shkëlqyer.

Padyshim lojtari kryesor i Llapit në këtë takim ka qenë sulmuesi i talentuar Valmir Veliu.

Talenti llapjan shkëlqeu në këtë takim me dy gola të shënuar dhe një asistim për Bujar Idrizin.

21-vjeçari është zgjedhur futbollisti i javës në BKT Superligë nga FFK dhe sponsori i Superligës, Banka Kombëtare Tregtare.

Njoftimi i plotë nga FFK:

Valmir Veliu, YLLI I JAVËS

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova , vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

“YLLI I JAVËS” i xhiros së 10-të në BKTSuperligë është shpallur futbollisti Valmir Veliu, anëtar i KF Llapi.

21-vjeçari, është ndër lojtarët më të spikatur të skuadrës llapjane si me lojën e shfaqur, ashtu edhe me golat e asistimet e tij.

Veliu shënoi dy gola dhe bëri një asistim në ndeshjen e javës së 10-të që skuadra e tij e mposhti FC Ulpianën me rezultat të thellë 0:6.

Me këtë fitore Llapi është këndellur dhe ka dalë nga zona e rrezikshmërisë në #BKTSuperliga 2021/22.

Çmimin “Ylli i javës” për sulmuesin e skuadrës së Llapit e dorëzoi Bashkim Kurti, menaxher i degës së BKT-së në Podujevë. /Telegrafi/