LAJMI I FUNDIT:

“Vallëzuesit me arkivol”: Faleminderit punëtorëve shëndetësorë – qëndroni në shtëpi, ose ‘vallëzoni’ me ne!

“Vallëzuesit me arkivol”: Faleminderit punëtorëve shëndetësorë – qëndroni në shtëpi, ose ‘vallëzoni’ me ne!

Disa burra që tanimë janë bërë të famshëm për vallëzimet e tyre në Gana kanë ndarë një video duke falënderuar mjekët në të gjithë botën për punën e tyre në luftimin e coronavirusit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, tregojnë shtatë burrat të veshur kokë më këmbë në të bardhë, si dhe me doreza dhe maska për fytyrën.


Njëri prej tyre që besohet të jetë Aidoo, ulet në pjesën e përparme të veshur me një brez të kuq dhe syze dielli, pasi ai i drejtohet kamerës.

Ai thotë: ‘Përshëndetje të gjithëve, ne duam të falënderojmë të gjithë mjekët në botë’, përpara se të ndalet ndërsa të tjerët pas tij shpërthejnë në duartrokitje.

“Ju po punoni shumë dhe po kujdeseni për të gjithë”, shton ai, para se të ndezë një bravo të shpejtë.

Ndërsa videoja shkon drejt fundit, ata thonë: “Mbajeni mend, qëndroni në shtëpi – ose do të ‘vallëzoni’ me ne!”

Grupi i tyre ishte bërë i famshëm në vitin 2017 pasi BBC Afrika ndau një video ku tregonte ata “duke vallëzuar” derisa mbanin një arkivol.

Ata gjetën famë kur pamjet u transmetuan në të gjithë botën – me koreografinë mbresëlënëse të grupit madje edhe të përfshirë në një video muzikore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori