LAJMI I FUNDIT:

Valbuena flet për fitimin e Topit të Artë nga Benzema, edhe pse ata nuk flasin prej vitesh

Valbuena flet për fitimin e Topit të Artë nga Benzema, edhe pse ata nuk flasin prej vitesh

Mathieu Valbuena ka thënë se është i lumtur për Karim Benzema, i cili fitoi “Topin e Artë” pak ditë më parë dhe me të cilin nuk ka folur që nga viti 2015 pasi e akuzoi për shantazh në skandalin “Sextape”.

Më 24 nëntor të vitit të kaluar, një gjykatë franceze e dënoi sulmuesin Benzema me një vit burg me kusht dhe 75 mijë euro gjobë.


Gjithsesi, në fund të fundit, Valbuena u soll si një sportist i vërtetë dhe përgëzoi Benzeman, që ndoshta është krejtësisht e papritur për shumëkënd.

“Jam i lumtur për të, ai e meriton. Në jetë duhet të jesh i sinqertë. Gjithmonë e kam ditur dallimin mes një jete sportive dhe asaj jo sportive. Ai pati një sezon të jashtëzakonshëm”.

“Kur luan në një klub ashtu si Real Madridi për kaq shumë vite dhe e luani mirë, nuk do të isha objektiv nesë them se ai nuk e meritonte”, ka thënë Valbuena.

Kujtojmë se sulmuesi i Real Madridit u akuzua se në vitin 2015 kishte shantazhuar bashkëlojtarin e tij Mathieu Valbuena me një video seksi.

Benzema dhe katër persona të tjerë i kërkuan Valbuenas nga 50 deri në 100 mijë euro që të mos publikohej regjistrimi i diskutueshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori