LAJMI I FUNDIT:

‘Vajza mrekulli’: I shpëtoi bombës vetëvrasëse të prindërve të saj si 14 muajshe, notarja Haven Shepherd po e jeton ëndrrën

‘Vajza mrekulli’: I shpëtoi bombës vetëvrasëse të prindërve të saj si 14 muajshe, notarja Haven Shepherd po e jeton ëndrrën
(Foto: Instagram/havenfaithshepherd)

Haven Shepherd ishte vetëm 14 muajshe kur prindërit e saj të lidhur me një bombë të improvizuar u përpoqën të kryenin një vetëvrasje familjare dhe nga një mrekulli ajo i mbijetoi shpërthimit dhe megjithëse humbi këmbët, sot i mbron ngjyrat e SHBA-ve në Lojërat Paralimpike në Tokio.

Media të shumta botërore shkruajnë se prindërit e saj biologjikë vendosën të ndërmarrin këtë hap të tmerrshëm, sepse nuk u lejuan të martoheshin, kurse ajo arriti për mrekulli të mbijetonte nga shpërthimi i bombës, edhe pse humbi këmbët.


Shepherd u largua nga Vietnami dhe shpejt u adoptua nga një familje amerikane. Prindërit e saj të rinj u bënë Shelly dhe Rob Shepherd, një çift nga Missouri që donin t’i jepnin Havenit një shans për një jetë më të mirë.


Në një intervistë për NBC, Shelly ka treguar se “ndjeu diçka” në momentin që e pa për herë të parë vajzën dhe se thjesht donte ta adoptonte.

Me “sportin në gjak” të familjes Shepherd, Haven ishte i rrethuar nga atletë dhe përfundimisht u nis në atë rrugë vet. Pikëpamja e saj për jetën, nga ana tjetër, është një histori që thjesht ju lë pa frymë. Në moshën 13 vjeçare vendosi të bëhej një atlete paraolimpike dhe sot është pjesë e ekipit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Gjithmonë duhet t’i shikosh gjërat pozitivisht. Unë e di, një gjë e keqe më ndodhi, por unë mora një shans të ri në jetë. Më ndihmoi të isha unike dhe gjithashtu mësova se nuk mund të ndikosh në gjërat që nuk mund t’i ndryshosh, por vetëm në ato që mundesh”.

“Qëllimi im ishte të tregoja se njerëzit me aftësi të kufizuara janë atletë si të gjithë të tjerët, vetëm me disa mangësi fizike”, ka rrëfyer notarja.

Në artikullin e NBC më tej thuhet se Haven ka bërë shumë përparim në not dhe se gjatë përgatitjeve për Lojërat Paraolimpike në Tokio, notonte nga katër deri në gjashtë kilometra në ditë, kjo është arsyeja pse shumë e quajnë atë një “vajzë mrekulli”.

Ajo do të garojë në 100 dhe 200 metra në Lojërat Paralimpike në Tokio. Deri këtu arriti falë besimit që e shtyri drejt përballimit me sfidat e jetës që i kishte nisur që si foshnje në Vietnam.

Haven Shepherd ka lindur më 10 mars 2003, kurse një tjetër veçanti e saj është pothuajse gjithmonë është e buzëqeshur dhe e lumtur.

Si 14 muajshe, prindërit e saj biologjikë e kishin vendosur në mes të tyre dhe e kishin shpërthyer një bombë vetëvrasëse. Mirëpo shpërthimi e kishte hedhur në ajër. Prindërit i vdiqën, kurse ajo shpëtoi mrekullisht, megjithëse i humbi të dyja këmbët që iu amputuan.

Tash, 18-vjeçarja ka thënë për People se nuk mendon për atë që ka ndodhur dhe nuk mban inat ndaj prindërve të saj. “Është jeta që nuk e kam jetuar kurrë, nuk e mbaj mend”, janë fjalët e saj.

Prindërit e saj kishin një lidhje jashtëmartesore dhe besuan se nëse nuk mund të ishin bashkë duhej të vdisnin të gjithë.

Te prindërit adoptues, ajo u rrit me gjashtë vëllezër dhe motra, të gjithë sportistë, teksa pasi iu vendosën protezat në këmbë, filloi të notonte në pishinën e familjes në Carthage të Missourit dhe tashmë e përfaqëson shtetin amerikan. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

La Liga
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Ligat tjera
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

La Liga
Kalo në kategori