LAJMI I FUNDIT:

Uzuni vazhdon me gola në Ligën e Kampionëve, shënon ndaj Moldes

Uzuni vazhdon me gola në Ligën e Kampionëve, shënon ndaj Moldes

Myrto Uzuni ka shënuar një tjetër gol për Ferencvaros në Ligën e Kampionëve.

Futbollisti kuqezi gjeti rrjetën në minutën e 52-të, duke çuar shifrat 0-2 në favor të Ferencvarosti kundër Molde.


Pas një aksioni të bukur të Ferencvaros, Myrto Uzuni kërcen më lart se mbrojtësi kundërshtar dhe me një gjuajtje të bukur me kokë, mposht portierin vendas.

Gjithsesi, edhe pse Molde e pa veten në disavantazh të dyfishtë, nuk u demoralizua, por për 10 minuta (55’ 65’) barazuan rezultatin në 2-2.

Ndeshja në fund u mbyll 3-3.

Pas një do të zhvillohet ndeshja kthyese, pasi që UEFA ka marr vendim që ndeshjet play-off të zhvillohen me dy ndeshje. /Telegrafi/