LAJMI I FUNDIT:

Usyk zbulon “armën sekrete” para rimeçit me Joshuan

Usyk zbulon “armën sekrete” para rimeçit me Joshuan

Oleksandr Usyk ka zbuluar identitetin e anëtarit të tij më të rëndësishëm të skuadrës për revanshin e tij me Anthony Joshua – lodra e preferuar përkëdhelëse e vajzës së tij.

Ukrainasi bleu personazhin e Winnie the Pooh Eeyore për vajzën e tij Elizabeth gjatë një udhëtimi familjar në Euro Disney në Paris dhe ajo e ka quajtur Liolia.

Ajo ia prezantoi Liolian babait të saj për fat të mirë përpara se ai të nisej në kampin stërvitor dhe lodra ka qenë pranë tij që atëherë.

Vendi, data, ora dhe milionat që do t'i fitojnë: Detajet nga rimeçi mes Joshuas dhe Usyk
Lexo po ashtu Vendi, data, ora dhe milionat që do t'i fitojnë: Detajet nga rimeçi mes Joshuas dhe Usyk

Kampioni i pamposhtur i peshave të rënda të WBA Super, IBF dhe WBO fle me Liolian dhe madje e solli atë në ngjarjen e mbërritjeve të hënën mbrëma. Kampioni ukrainas shpjegoi: “Është e vajzës sime. Ajo ma dha për të qenë hajmali fatsjellëse”.

“E blemë kur ishim të gjithë bashkë në Disneyland, Paris. Kur u larguam nga Ukraina së bashku, rrugët tona u ndanë në Evropë. Vajza ime ma dha këtë lodër dhe më tha ‘kjo duhet të jetë pranë teje’. Ajo fle me mua, është gjithmonë pranë meje dhe sot më tha ta çoja në eventin tim mediatik”.

“Nuk jam i sigurt që të jetë në këndin tim të shtunën mbrëma, ajo është një vajzë kështu që mund të ketë frikë! Por, ajo patjetër do të jetë në dhomën time të zhveshjes”. Usyk është ndarë nga familja prej muajsh për t’u fokusuar në kampin e tij stërvitor për revanshin me Joshuan. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori