LAJMI I FUNDIT:

Ushtria bullgare shkatërron dronin e mbushur me lëndë shpërthyese në brigjet e Detit të Zi

Ushtria bullgare shkatërron dronin e mbushur me lëndë shpërthyese në brigjet e Detit të Zi

Ministria e Mbrojtjes e Bullgarisë njoftoi se ushtria e këtij vendi ka shkatërruar me sukses një bombë që ishte ngjitur në një mjet fluturues pa pilot në afërsi të qytetit Tulenovo, që ndodhet në brigjet e Detit të Zi.

Reklama

Një fluturake pa pilot me eksploziv u gjet të dielën rreth orës 22:00, dhe siç banori lokal Radoslav Rusev, fluturakja kishte ngecur në shkëmbinj dhe bomba në të kishte një sinjalizues, transmeton Telegrafi.

“Tulenovo nuk është qendra e botës, por kur dronët ukrainas-rus zbarkojnë në brigjet tona, gjërat bëhen ndryshe. Kjo bombë në fluturake është ende aktive dhe ka elektronikë të ndezur në të,” tha Rusev.

Më vonë, Ministria e Mbrojtjes saktësoi se në fluturakja kishte një predhë mortaje 82 mm. U vendos që të asgjësohej në vendin ku u gjet, duke qenë se ishte jashtëzakonisht e vështirë organizimi i transportit të municioneve.

Një fluturake pa pilot, me eksploziv, gjendet në territorin e Bullgarisë – thuhet se “kishte lidhje me luftën në Ukrainë”
Lexo po ashtu Një fluturake pa pilot, me eksploziv, gjendet në territorin e Bullgarisë – thuhet se “kishte lidhje me luftën në Ukrainë”

“Fluturakja dhe granata u shkatërruan nga një shpërthim i kontrolluar në një zonë të siguruar në një rreze prej 150 metrash”, u njoftua.

Ministri i Mbrojtjes, Todor Tagarev, nuk mundi të konfirmojë nëse ky lloj droni përdoret nga ushtria ukrainase apo ruse.

“Nuk dihet se kur dhe si është shfaqur ky dron. Tani për tani nuk kemi informacion se si ka përfunduar në ujë. Nuk jam informuar që mbrojtja kundërajrore e ka regjistruar objektin”, tha ministri.

I pyetur nëse është e nevojshme thirrja e një seance të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për këtë ngjarje, ministri tha se do të shqyrtohet edhe ky opsion.

“Do të dëgjoj se çfarë mendojnë kolegët dhe ekspertët e mi dhe do të marrim një vendim për thirrjen e seancës. Nëse droni ka rënë larg dhe e ka sjellë uji, atëherë seanca nuk do të mbahet. Por nëse droni ka rënë afër Bullgarisë, kjo është një histori ndryshe”, përfundoi ministri Tagarev. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Polonia nuk do t’i dërgojë më armë Ukrainës, reagon Pentagoni

Polonia nuk do t’i dërgojë më armë Ukrainës, reagon Pentagoni

Amerika
Shefi i NATO-s thotë se dobësimi i Rusisë mund t'i lejojë SHBA-së të intensifikojë përpjekjet për t'iu kundërvënë Kinës

Shefi i NATO-s thotë se dobësimi i Rusisë mund t'i lejojë SHBA-së të intensifikojë përpjekjet për t'iu kundërvënë Kinës

Botë
'Serbia nuk ndahet nga Rusia', kësaj radhe pjesë e listës së vendeve mike për shkëmbime financiare

'Serbia nuk ndahet nga Rusia', kësaj radhe pjesë e listës së vendeve mike për shkëmbime financiare

Serbia
Erdogan: Nuk jam dakord me qasjen negative ndaj Putinit

Erdogan: Nuk jam dakord me qasjen negative ndaj Putinit

Turqia
Një i vdekur dhe dhjetëra të lënduar – pamje nga një aksident kur një autobus u përplas dhe rrëshqiti “poshtë një autostrade” në shtetin e Nju Jorkut

Një i vdekur dhe dhjetëra të lënduar – pamje nga një aksident kur një autobus u përplas dhe rrëshqiti “poshtë një autostrade” në shtetin e Nju Jorkut

Amerika
SHBA njofton paketën e re të ndihmës për Ukrainën

SHBA njofton paketën e re të ndihmës për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori