LAJMI I FUNDIT:

Ushtarit i bie të fikët gjatë përshëndetjes me armë të kurorëzimit të Mbretit Charles përpara se të tërhiqet zvarrë nga dy të tjerë

Ushtarit i bie të fikët gjatë përshëndetjes me armë të kurorëzimit të Mbretit Charles përpara se të tërhiqet zvarrë nga dy të tjerë

Një ushtar duhej të tërhiqej zvarrë pasi i kishte rënë të fikët gjatë procedurave të kurorëzimit të Mbretit Charles në Britani të Madhe.

Burri fatkeq ishte pjesë e një ngjarjeje në kështjellën e Cardiff-it në Uells, kur papritur ra përpara me fytyrë në tokë, tregojnë pamjet e momentit, përcjell Telegrafi.


Sipas mediave britanike, ai ishte në fund të rreshtit dhe gjatë procesit i ra kapela.

Ai ishte pjesë e një përshëndetjeje ceremoniale me armë mbretërore të kryer nga Artileria Mbretërore e Regjimentit 104.

Kolegët e tij rreth tij mbetën të palëkundur ndërsa vazhduan me procedurat, përpara se dy burra me uniformë të ushtrisë të “futeshin në vendngjarje”.

Shumë njerëz në Twitter ishin të shpejtë për të ndarë simpatinë e tyre për ushtarin, ndërsa të tjerë mendojnë se kjo do të nxisë disa shaka nga kolegët.

Incidenti ndodhi ndërsa miliona njerëz anembanë globit vëzhguan ngjarjen kur Mbreti Charles III dhe Camilla u kurorëzuan në Westminster Abbey.

Mijëra njerëz ishin të ftuar në ceremoninë, e cila filloi në orën 11:00 të shtunën, me shumë Forca të Armatosura të pranishëm për t’i ndihmuar ata gjatë procesionit të tyre të kthimit në Pallatin Buckingham.

Ashtu si ky ushtar, shumë ushtarakë të tjerë ishin të zënë në të gjithë vendin duke kryer një sërë detyrash. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kinezja që i telefononte të dashurit deri në 100 herë në ditë diagnostikohet me një sëmundje të padëgjuar më parë

Kinezja që i telefononte të dashurit deri në 100 herë në ditë diagnostikohet me një sëmundje të padëgjuar më parë

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Kalo në kategori