LAJMI I FUNDIT:

Ushtari kroat rrahet për vdekje nga miku i tij

Ushtari kroat rrahet për vdekje nga miku i tij

Një ushtar është rrahur brutalisht në sheshin kryesor në Pozhegit të Kroacisë. Fatkeqësisht, Jakova Bockaja ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Policia arrestoi të dyshuarin, 20-vjeçarin M.K., i cili është nga i njëjti vend me ushtarin. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale plagosje e rëndë me pasoja fatale.

Gjegjësisht, të shtunën, më 15.04.2023, rreth orës 02:15 në Pozhegi, në parkingun e sheshit “Svetoj Trojstva”, pas një debati të shkurtër verbal, i dyshuari ka sulmuar fizikisht 21-vjeçarin duke e goditur disa herë në kokë, raporton index.hr.

Si pasojë e goditjeve, burri është rrëzuar përtokë ndërsa i dyshuari ka vazhduar ta godasë edhe disa herë.

Duke pasur parasysh se lokacioni është i mbuluar nga kamera, mediat kroate raportojnë se sulmi ka qenë brutal dhe se ka pasur goditje të forta dhe të shumta në kokë. Policia me të arritur në vendin e ngjarjes ka takuar sulmuesin pranë të lëdnuar gjersa shtirej sikur dëshironte ta ndihmonte dhe nuk e dinte se për çfarë bëhej fjalë.

Ushtari u shtrua në spital në gjendje të rëndë, pa ndjenja dhe me kokë të thyer. Ai kishte gjakderdhje të brendshme dhe kishte lënduar pjesë të tjera të trupit. U krye edhe reanimacion, por trajtimi në një gjendje të tillë ishte i vështirë.

Ndryshe, raportohet se dy të rinjtë kanë qenë miq dhe se kanë qenë bashkë atë natë, por ende nuk dihet asgjë për motivet. /Telegrafi/