LAJMI I FUNDIT:

Uruguai – Portugali, formacionet e mundshme dhe analiza taktike

Uruguai – Portugali, formacionet e mundshme dhe analiza taktike

Një prej përballjeve që pritet me padurim nga publiku është edhe ajo mes Uruguait dhe Portugalisë në stadiumin e bukur, Fisht.

Faza e eliminimit direkt e Botërorit 2018 fillon sot (të shtunën) dhe një prej atyre përballjeve më përcëlluese për secilin futbolldashës është ajo që zhvillohet në Fisht të Sochit.


Uruguai arriti në fazën 1/8 të finales me rekord perfekt me tri fitore nga tri ndeshje. Fitorja e fundit ndërtoi shumë mometum pozitiv për latino amerikanët të cilët mposhtën nikoqirin, Rusinë, me rezultat 3-0, por ajo që ka qenë më impresive për pjesëmarrjen e deritanishme në Botëror është fuqia në mbrojtje, ku Uruguai ishte skuadra më solide me asnjë gol të pranuar.

Portugalia në anën tjetër në mënyrë mjaft nervoze u kualifikua duke arkëtuar pesë pikë nga tri ndeshje. Sfida e fundit ishte dramatike, pasi në momentet e fundit kualifikimi ishte në rrezik. Portugalia arriti të mbijetojë dhe të kualifikohet tutje.

Dy kombëtaret nuk janë përballur që prej vitit 1972, që ishte vetëm dueli i tyre i dytë, kur Uruguai dhe Portugalia u ndanë baras.

Edinson Cavani duke festuar golin ndaj Rusisë së bashku me Diego Godinin, Foto: Getty Images

Uruguai

Uruguai nuk ka ndonjë brengë të madhe para ndeshjes ndaj Portugalisë. Oscar Tabarez ka qenë në stres vetëm për formën fizike të Jose Maria Gimenez, por qendërmbrojtësi duket të jetë rikuperuar nga dëmtimi në kofshë dhe pritet të luajë përkrah bashkëlojtarit të tij te Atletico Madridi, Diego Godin.

Dyshja formojnë një pjesë mjaft stabile për mesfushën. Martin Caceres dhe Varela do të jenë në krahët e mbrojtjes. Ky i fundit u zëvëndësua nga Laxalt në ndeshjen e fundit. Kauarteti i mbrojtjes do të jenë para Musleras në golin uruguaian.

Foto: Getty Images

Ndërkohë, Tabarez e ka një sfidë për të vazhduar me rreshtimin taktik që i funksionoi shumë mirë ndaj Rusisë, që do të thotë se mund të shohim një mesfushë diamant me Lucas Torreiran, Nahitan Nandez, Matias Vecinon dhe Rodrigo Bentancurin. Nëse sistemi dështon që të arrijë suksesin e pritur, atëherë Rodriguez dhe Arrascaeta janë të gatshëm për të ndërhyrë.

Fokusi primar pritet të jetë gjetja e dyshes sulmuese Suarez dhe Cavani të cilët do të tentojnë që të penetrojnë në zonën portugeze. Edhe Nandez dhe Bentancur pritet të testojnë Rui Patricion nga larg me goditje të fuqishme.

Formacioni i mundshëm (4-4-2): Muslera; Varela, Gimenez, Godin, Caceres; Nandez, Torreira, Vecino, Bentancur; Cavani, Suarez

Portugalia

Fernando Santos e ka luksin që e ka skuadrën të plotë pa lëndime e suspendime, duke hyrë fuqishëm në këtë sfidë eliminuese ndaj Uruguait. Në fakt, bosi i Portugalisë ka një skuadër të përcaktuar mjaft mirë dhe vështirë se do të ketë shumë ndryshime.

Mbrojtja e ngjeshur pritet të jetë e pandryshuar, ku Rui Patricio starton në gol. Para tij janë Cedric Soarez, Pepe, Jose Fonte dhe Raphael Guerreiro të cilët formojnë mbrojtjen, ku Pepe dhe Fonte që janë bërthama e mbrojtjes duhet të sigurohen që të mbajnë të qetë Suarezin dhe Cavanin.

Foto: Getty Images

Problemi i i madh për Portugalinë është tranzicioni nga mesfusha në sulm, ku Santos ka dështuar të vë katërshen më të mirë të mesfushës. Ricardo Quaresma pritet të startojë në krahun e djathtë pasi shënoi një gol të mrekullueshëm ndaj Iranit edhe pse ai duhet të përmirësojë paraqitjen e tij në përgjithësi.

Një tjetër lojtar që duket se do të vazhdojë të ketë pozitën e tij në formacion është William Carvalho, ku mesfusha mbetet e ngjeshur para mbrojtjes. Dy vendet tjera janë në diskutim e ku Joao Moutinho, Adrein Silva, Bruno Fernandes dhe Joao Mario luftojnë për to. Moutinho dhe Mario janë favoritë për të qenë titullarë.

Foto: Getty Images

Në sulm pritet një tjetër ndryshim, ku do të kthehet Goncalo Guedes për ta shoqëruar Cristiano Ronaldon pas paraqitjes aspak të mirë të Adrien Silvas ndeshjen e fundit. Silvan në stol do ta shoqërojnë Gelson Martins dhe Bernardo Silva, të cilët mund të jenë të rëndësishëm nëse hyjnë në lojë si zëvëndësues.

Formacioni i mundshëm (4-4-2): Patricio; Cedric, Pepe, Fonte, Guerreiro; Quaresma, Moutinho, Carvalho, Mario; Guedes, Ronaldo

Statistikat kyçe

Portugalia është e pamposhtur në dy takimet e mëparshme me Uruguain, ku sfida e fundit përfundoi me barazim 1-1 në vitin e largët 1972.

Uruguai vetëm një herë u takua në 1/8 e finales me një kombëtare evorpiane dhe atë në vitin 1990 ku humbi nga Italia. Edhe atëherë ishte në detyrë Ocar Tabarez.

Nëse përjashtohen penaltitë, Portugalia ka humbur vetëm një nga 17 neshjet e fundit në garat e mëdha (8 fitore, 8 barzime). Humbja e fundit daton nga Gjermania në Botërorin e vitit 2014 me rezultat 4-0. Portugezët kanë humbur tri ndeshjet e fundit të tyre në fazën e eliminimit direkt të Kampionateve Botëore (1 gol i shënuar, 5 të pranuar).

Uruguai do të kërkojë të fitojë katër ndeshjet e para të një Botërori për herë të dytë që prej vitit të largët 1930 ku edhe ky shtet fitoi Kupën e parë të Botës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Premier League
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori