LAJMI I FUNDIT:

Ursula von der Leyen: Vendi i Maqedonisë së Veriut është në BE, “propozimi francez” nuk rrezikon identitetin maqedonas

Ursula von der Leyen: Vendi i Maqedonisë së Veriut është në BE, “propozimi francez” nuk rrezikon identitetin maqedonas

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot ka realizuar takim me kryetaren e KE-së, Ursula von der Leyen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim Kovaçevski dhe Leyen biseduan për çështjet më të rëndësishme lidhur me zgjerimin e BE-së. Në takim u konstatuar se tani është momenti që Maqedonia e Veriut ta shfrytëzoj për pranimin e propozimit evropian, që mëtej do të thotë edhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për anëtarësim në BE.

Ajo që është nënvizuar nga ana e kryetares së KE-së është se vendi i Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor është në BE dhe ky është rruga e fundit që dërgon drejt një të ardhme më të mirë për gjeneratat e tanishme dhe të ardhme.

Kovaçevski dhe Leyen edhe njëherë theksuan se “propozimi francez” nuk rrezikon identitetin, kulturën, historisë dhe gjuhën maqedonase./Telegrafi/