LAJMI I FUNDIT:

“Urgjenca e lisë së majmunit” mund të zgjasë me muaj – thonë ekspertët

“Urgjenca e lisë së majmunit” mund të zgjasë me muaj – thonë ekspertët

Shkencëtarët që këshillojnë Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për linë e majmunit thonë se “ka pak mundësi” për të ndaluar përhapjen e saj, me rastet që aktualisht po dyfishohen çdo dy javë, duke ngritur shqetësimin se do të duhen disa muaj që shpërthimi të arrijë kulmin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, OBSH për Evropë ka parashikuar pak më shumë se 27,000 raste të lisë së majmunit në 88 vende deri më 2 gusht, nga 17,800 raste në gati 70 vende – në numërimin e fundit.

Bërja e parashikimeve përtej kësaj është komplekse, kanë thënë shkencëtarët në mbarë botën për Reuters, por ka të ngjarë të ketë transmetim të qëndrueshëm për disa muaj dhe ndoshta edhe më gjatë, thanë ata.

“Ne duhet të përballemi me këtë”, ka thënë Anne Rimoin, një profesoreshë e epidemiologjisë në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelos.

“Është e qartë se dritarja e mundësisë për ta bërë këtë po mbyllet”, shtoi Rimoin, një anëtar i komitetit të ekspertëve të OBSH-së për linë e majmunit që u mblodh javën e kaluar për të përcaktuar nëse shpërthimi përbënte një emergjencë shëndetësore globale.

Shumica e anëtarëve të komitetit votuan kundër masës dhe, në një hap të paprecedentë, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus shpalli gjithsesi një emergjencë.

Veprimet që rrjedhin nga ajo deklaratë duhet të jenë urgjente, duke përfshirë rritjen e vaksinimit, testimin, izolimin për të infektuarit dhe gjurmimin e kontakteve, thanë ekspertët globalë të shëndetit.

“Transmetimi është qartësisht i pakontrolluar”, ka vlerësuar Antoine Flahault, drejtor i Institutit të Shëndetit Global në Universitetin e Gjenevës, i cili kryeson grupin këshillues të OBSH-së për Evropën.

Lija e majmunit ka qenë një problem i shëndetit publik i neglizhuar globalisht në pjesë të Afrikës për dekada, por raste filluan të raportohen në maj edhe jashtë vendeve ku është endemike.

Ajo në përgjithësi shkakton simptoma të buta deri në mesatare, duke përfshirë ethe, lodhje dhe lezione të dhimbshme të lëkurës, të cilat “zgjidhen” brenda disa javësh. Pesë persona kanë vdekur nga shpërthimi aktual, të gjithë në Afrikë.

Përtej Afrikës, lija e majmunit po përhapet kryesisht te meshkujt që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj, duke vënë në gatishmëri klinikat e shëndetit seksual për raste të reja.

Grupi i Flahault ka modeluar tre skenarë për muajt e ardhshëm, të cilët të gjithë përfshijnë “transmetim të qëndrueshëm”, qoftë midis burrave që bëjnë seks me burra; përtej këtyre grupeve dhe ndoshta në popullata më të cenueshme, si fëmijët, ose midis njerëzve dhe kafshëve.

Skenari i fundit rrezikon krijimin e një “rezervuari të lisë së majmunit” në kafshë në vendet e reja, siç ka ndodhur në pjesë të Afrikës perëndimore dhe qendrore, tha Flahault.

Transmetimi i vazhdueshëm mund të çojë gjithashtu në mutacione që e bëjnë virusin më efikas në përhapjen te njerëzit, thanë shkencëtarët.

Të martën, shkencëtarët gjermanë publikuan një studim përpara rishikimit nga kolegët, i cili zbuloi mutacione në një nga 47 rastet që ata renditën, që mund të ndihmonin përhapjen më të lehtë të lisë së majmunëve te njerëzit.

“Zilja e alarmit po binte (në Afrikë), por ne vazhduam të shtypnim butonin e ‘edhe një sy gjumë’. Tani është koha për t’u zgjuar dhe për të bërë diçka për këtë”, tha Rimoin. “Një infeksion diku është potencialisht një infeksion kudo”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Evropa
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Kalo në kategori