LAJMI I FUNDIT:

Unitedi planifikon transferimin e treshes së talentuar angleze

Unitedi planifikon transferimin e treshes së talentuar angleze
Wan-Bissaka, Rice dhe Sancho (Foto: Goal.com)

Manchester Unitedi ka përpiluar listën e dëshirave për transferime gjatë afatit kalimtar të verës, ku spikasin disa nga talentet më të mëdhenj anglez.

Ole Gunnar Solskjaer është afër të fitojë punën e përhershme si trajner i Unitedit pas rezultateve pozitive pas ardhjes në detyrë pas shkarkimit të Jose Mourinhos.


Kështu, trajneri norvegjez ka filluar të bëjë plane për transferime të reja gjatë verës, ku spikasin disa nga talentet më të mëdhenj anglez.

Manchester United gati sulmin e çmendur për treshen portugeze - 290 milionë euro për Joao Felix, Ruben Dias dhe Bruno Fernandes
Lexo po ashtu Manchester United gati sulmin e çmendur për treshen portugeze - 290 milionë euro për Joao Felix, Ruben Dias dhe Bruno Fernandes

Sipas mediumit The Sun, Djajtë e Kuq janë gati të lëvizin në verë për transferimin e Jadon Sanchos nga Borussia Dortmundit, Aaron Wan-Bissaka i Crystal Palace dhe Declan Rice nga West Hami.

Wan-Bissaka, Rice dhe Sancho (Foto: Goal.com)

Sancho është 19-vjeçar, Rice ka mbushur 20 vjeç, ndërsa Wan-Bissaka është 21-vjeçar dhe po shkëlqejnë me ekipet e tyre aktuale duke rënë në radarin e Unitedit.

Në listën e dëshirave të klubit nga Old Trafford gjendet edhe objektivi i kamotshëm, Harry Maguire i Leicester Cityt, i cili do të synohet pas treshes së talentuar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori