LAJMI I FUNDIT:

Manchester United gati sulmin e çmendur për treshen portugeze – 290 milionë euro për Joao Felix, Ruben Dias dhe Bruno Fernandes

Manchester United gati sulmin e çmendur për treshen portugeze – 290 milionë euro për Joao Felix, Ruben Dias dhe Bruno Fernandes

Manchester United po planifikon që të godas fuqishëm në afatin kalimtar veror dhe vëmendja është te telentët portugezë. 

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka në plan t’i japë përparësi të rinjve.


Norvegjezi nuk është konfirmuar ende si trajner për sezonin e ardhshëm, por ka urdhëruar stafin e skautëve që t’i shikojë nga afër tre talentë premtues, sipas Mirror .

Yjet e ri të Benficas, Joao Felix, tani 19 vjeç dhe Ruben Dias, 21 vjeç, janë dyshja që pëlqehen.

Joao Felix . (Photo by Carlos Rodrigues/Getty Images)

Po ashtu edhe kapiteni i Sporting Lisbonës, Bruno Fernandes, 24 vjeç, është në listën e kërkuar.

Por United përballet me konkurrencë të fortë për nënshkrimet e tyre nga klubet më të mëdha të Evropës, si Juventusi, Barcelona, Real Madrid dhe rivalët lokalë të Manchester Cityt.

Ruben Dias . (Photo by Carlos Rodrigues/Getty Images)

Djajtë e Kuq kërkojnë që këta lojtarë të blihen për 250 milionë funte (290 milionë euro).

Felix ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë gjashtë asistime në 32 paraqitje të Benficas në këtë sezon, por 19-vjeçari ka një klauzolë të madhe prej 120 milionë euro në kontratën e tij.

Pastaj vjen Dias që vlerësohet deri në 65 milionë euro dhe ka luajtur edhe për Portugalinë.

Fernandes i Sporting është më i vjetëri i treshes dhe do t’i kushtonte Unitedit 115 milionë euro që është edhe klauzola e tij e blerjes.

Bruno Fernandes. (Photo by Ian MacNicol/Getty Images)

Mesfushori 24-vjeçar ka 24 gola dhe 14 asistime nga 43 paraqitje. Ai ka 11 paraqitje me kombëtaren.   /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Kalo në kategori