LAJMI I FUNDIT:

United ofertë për Ibrahimovicin

United ofertë për Ibrahimovicin

Manchester United janë të gatshëm që t’i bëjnë ofertë sulmuesit suedez Zlatan Ibrahimovic.

Se Ibra do të largohet nga PSG kjo nuk ka dyshim. Ofertat për sulmuesin shtatlartë nuk kanë të ndalur.


Pas ofertave nga Kina dhe Emirateve e Bashkuara Arabe, edhe skuadra e njohur angleze Manchester United dëshiron ta ofrojë në skuadër.

Oferta në drejtim të Zlatan është dy vjeçare ku do të përfitonte nga 12 milionë funte ne vit, ose gjithsej 24 milionë.

Ibra nuk ka luajtur asnjëherë në Ligën Premier. /Telegrafi/