LAJMI I FUNDIT:

United kërkon me ngulm Alderweireldin

United kërkon me ngulm Alderweireldin

Manchester Untied është duke e synuar mbrojtësin e Tottenhamit, Toby Alderweireld.

Yahoo Sport shkruan se qendërmbrojtësi 28 vjeçar do ta bënte të hekurt mbrojtjen e Unitedit.


Aftësia e tij e lojës me këmbë dhe pasimet e sakta që i kanë munguar klubit që prej largimit të Rio Ferdinand, Mourinho beson se i gjenë te një nga lojtarët kryesorë të Tottenhamit.

Lajmet e fundit rreth Manchester Unitedit
Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Manchester Unitedit

Mourinho ka konfirmuar tashmë se po bën gati listën e transferimeve për verës.

“Ne jemi të fokusuar më shumë në këtë verë”.

“Nëse më pyesni nëse e di se çka po kërkoj për afatin e ardhshëm kalimtar. Ju them se po, unë e di. A është e mundur t’i marr lojtarë që i dua? Do të provoj, gjithmonë, duke qenë realist”, theksoi Mourinho.

United ka vendosur që gjatë verës të zbrazë “kuletën” dhe të investojë në përmirësimin e skuadrës. /Telegrafi/