Manchester United dhe Arsenal do të takohen të shtunën në mesditë në duelin e parë dhe kryesor të kësaj jave në Ligën Premier.

Ndeshja e një rëndësie të madhe i ka për protagoniste të dyja skuadrat që do të kërkojnë fitoren në këtë takim.


United ka nevojë më shumë për fitore sepse kërkon ringritjien në tabelë.

Dhe, bastoret evropiane po favorizojnë lehtë Djajtë e Kuq para duelit, duke kuotuar me 2.60 një fitore të United, teksa 2.80 kuotohet një fitore e Arsenalit.

Kuotat janë kryesisht të barabarta edhe për atë se cili ekip do të shënojë i pari në këtë takim, pra çka e bën këtë duel tejet të nivelizuar në bastore.

Por, kush fiton sipas jush lexues të nderuar? United apo Arsenal, kush do të befasojë? /Telegrafi/

telegrafi sport app