LAJMI I FUNDIT:

“Unazën e Borës e bleva unë, jo Donaldi”, Romeo tregon historinë e unazës së fejesës

“Unazën e Borës e bleva unë, jo Donaldi”, Romeo tregon historinë e unazës së fejesës

Pas një performace magjepsëse me këngëtaren e njohur Fifi në spektaklin e famshëm “Dancing With The Stars”, Romeo Veshaj ka ndarë me publikun disa detaje nga prapaskenat e propozimit të vëllait të tij, Donald Veshaj, për të dashurën e tij Bora Zemani.

Ngjarja, e cila tërhoqi vëmendjen e gjithkujt, u realizua gjatë premierës së filmit “5 herë jo”, ku Donaldi surprizoi të gjithë me një propozim në skenë.


Por, çfarë nuk dihej është se ishte vëllai i tij, Romeo, i cili kishte blerë unazën e fejesës për të mos rënë në sy dhe për të ruajtur fshehtësinë e plans për propozimin.

Në një deklaratë për mediat, Romeo ka treguar me krenari rreth përgatitjeve dhe momenteve që çuan tek ky akt romantik.

“Do të doja të uroja kunatën time e së bashku me të tregoj si rrjedhën ngjarjet rreth unazës. Fakti është që unazën nuk e zgjodhi Donaldi, por përkundrazi, ia kam zgjedhur unë,” shprehet Romeo. “Donaldi nuk mundej të shkonte në dyqanin e argjendarisë, sepse do të shkaktonte dyshime. Por unaza është e madhe, edhe e provova në gishtin tim. Kur Donaldi më kërkoi ndihmë, unë thjesht shkova dhe përshkrova Borën si vajza me sytë më të bukur në botë për të zgjedhur unazën e përsosur”, shtoi ai.

Donald Veshaj i propozon martesë Bora Zemanit gjatë premierës së filmit “5 Herë Jo”
Lexo po ashtu Donald Veshaj i propozon martesë Bora Zemanit gjatë premierës së filmit “5 Herë Jo”

Ky rrëfim ka shtuar edhe më shumë admirim për këtë çift të njohur dhe tregon për përkushtimin dhe dashurinë që ata ndajnë. Fansat janë të emocionuar të marrin pjesë në këtë rrugëtim romantik të Donaldit dhe Borës, e të cilën tani e kanë bërë edhe më të veçantë me ndihmën e Romeos. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
“Ti vdes për Romeon, vajzë e ndyrë” - përplasje e ashpër në mes të Françeskës dhe Erjolës në Big Brother

“Ti vdes për Romeon, vajzë e ndyrë” - përplasje e ashpër në mes të Françeskës dhe Erjolës në Big Brother

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Kalo në kategori