LAJMI I FUNDIT:

Ultras Vreshtarët paralajmërojnë protesta nëse këtë javë nuk ka vendim për palestrën

Ultras Vreshtarët paralajmërojnë protesta nëse këtë javë nuk ka vendim për palestrën

Grupi i tifozëve të komunës së Rahovecit, Ultras Vreshtarët, kanë paralajmëruar protesta të mëdha në rast se këtë javë nuk ka ndonjë vendim konkret për përfundimin e palestrës.

Për herë të tretë ministria e Kulturës, Rinisë dhe e Sportit anuloi tenderin për fazën e tretë dhe të fundit të përfundimit të palestrës së sporteve në Rahovec e cila filloi të ndërtohej në vitin 2008.


Edhe 10 vjet pas fillimit të ndërtimit të palestrës ajo nuk është përfunduar dhe KB Rahoveci është planë një plasmani historik në playoff të Superligës së basketbollit e gjithë këtë sukses klubi rahovecian arriti me buxhet minimal dhe pa palestër.

Javë më parë në derbin ndaj rivalit të përbetuar Yllit në Gjakovë ku Rahoveci zhvillon ndeshjet si vendas ishin të pranishëm rreth 2000 shikues të cilët udhëtuan, në mesin e tyre edhe Ultras Vreshtarët.

Dy mijë shikues udhëtuan për derbin Rahoveci – Ylli që “vendasit” e fituan me 24 pikë epërsi. Ndeshja u zhvillua në Gjakovë pasi Rahoevci s’ka palestër.

Tash është grupi i tifozëve Ultras Vreshtarët që kanë paralajmëruar protesta të mëdha nëse Qeveria e Kosovës nuk merr ndonjë vendim për palestrën gjatë kësaj jave, qoftë edhe rrënimi i saj.

Mundësia e vetme për përfundimin e shpejt të palestrës dhe që një nga top katër klubet më të forta në Kosovë në basketboll të luaj në palestrën e vet sezonin e ardhshëm para publikut të flaktë është që kryeministri Ramush Haradinaj të autorizojë MKRS-në për të negociuar me ndonjë kontraktor kryerjen e punimeve me pagesën që do të bëhej në vitet në vijim.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

Boks
Shpërthen ‘bomba’ në Spanjë: Dyshohet për një ndeshje të trukuar në La Liga

Shpërthen ‘bomba’ në Spanjë: Dyshohet për një ndeshje të trukuar në La Liga

La Liga
Tek Arsenali të sigurt se do shpallen kampionë – dalin pamjet duke prezantuar trofeun

Tek Arsenali të sigurt se do shpallen kampionë – dalin pamjet duke prezantuar trofeun

Premier League
Cristiano Ronaldo tregohet dinak kur parashikon fituesin e Ligës Premier këtë sezon

Cristiano Ronaldo tregohet dinak kur parashikon fituesin e Ligës Premier këtë sezon

Ndërkombëtare
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Bundesliga
Kalo në kategori