Pamjet e shfaqura në rrjetet sociale tregojnë një çift ukrainas duke kërcyer në një spital të qytetit të Lvivit.

Videoja - e shpërndarë nga Euromaidan Press - tregon dhëndrin, Viktorin, duke mbajtur në krah nusen, Oksana.


Kjo e ka humbur këmbët pasi një minë ruse shpërtheu pran saj.

Çifti që atëherë është evakuuar nga Lysychansk në Lviv në Ukrainën perëndimore. /Telegrafi/