eksperti-banner

Forcat ukrainase kanë sulmuar me predha ushtarët rusë që u përpoqën t’u afroheshin pozicioneve tyre pranë Adviyivka-s.

Një kënd i xhirimeve me dron, tregonte se si një ushtar rus i cili po vraponte në një fushë të hapur u godit së paku katër herë me predhë. Ndonëse zvarritej për të shpëtuar, ai përfundimisht mbeti pa ndjenja, kur u godit me predhën e fundit, transmeton Telegrafi.


Pamje të tjera, po ashtu në këtë video tregonin se si forcat ukrainase sulmuan llogoret e rusëve që ruanin pozicionet e tyre.

Videoja u publikua nga faqja ukrainase, Operativno_ZSU. /Telegrafi/