LAJMI I FUNDIT:

Ukraina po heton pothuajse 26,000 krime lufte të dyshuara

Ukraina po heton pothuajse 26,000 krime lufte të dyshuara

Mijëra hetime janë duke u zhvilluar dhe 135 persona janë akuzuar, ka thënë kryeprokurori i Ukrainës për krimet e luftës.

Nga të akuzuarit, rreth 15 janë në paraburgim ukrainas dhe 120 të tjerët mendohet të jenë të lirë.


Juriy Bilousov, kreu i departamentit të krimeve të luftës në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, tha se 13 raste janë dorëzuar në gjykata dhe janë dhënë shtatë vendime, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.

Në maj, një ushtar rus 21-vjeçar i kapur u bë personi i parë që u dënua për krime lufte në Ukrainë që nga pushtimi.

Ai u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e një civili të paarmatosur.

“Ndonjëherë na kanë pyetur pse ndjekim penalisht oficerë të tillë…oficerë të rangut të ulët. Është vetëm sepse ata janë fizikisht këtu… Nëse gjeneralët do të ishin fizikisht këtu dhe ne do të ishim në gjendje t’i kapnim (ata), ne patjetër do t’i ndiqnim penalisht gjeneralët“, ka thënë Bilousov. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

Botë
Kalo në kategori