LAJMI I FUNDIT:

Ukraina e dominon Maqedoninë e Veriut në pjesën e parë

Ukraina e dominon Maqedoninë e Veriut në pjesën e parë

Kombëtarja e Ukrainës e ka mbyllur pjesën e parë ndaj Maqedonisë së Veriut me epërsi komode 2-0.

Ndeshja e dytë e vlefshme për Grupin C në mes të Ukrainës dhe Maqedonisë së Veriut është dominuar nga ukrainasit në 45 minutat e parë.


Ukraina ka arritur të shënojë dy gola dhe të mos pranojë asnjë, duke vulosur një super-ndeshje gjatë kësaj pjese.

Golat për ekipin e Andriy Shevchenkos u shënuan nga Andriy Yarmolenko (29’) për 1-0 dhe Roman Yaremchuk (34’) për 2-0.

Ukrainasit ishin dominues edhe në posedimin e topit duke mbajtur në këmbë për plot 61 për qind të kohës, ndërsa Maqedonia e Veriut në 39 për qind.

Gjatë kësaj pjesë kishte vetëm një karton të verdhë dhe ai shkoi për lojtarin ukrainas Mykola Shaparenko (43’) shkaku i simulimit.

Më poshtë keni statistikat nga pjesa e parë e ndeshjes:

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >