LAJMI I FUNDIT:

Uki Latifi, DJ PM dhe Dagz vijnë me ritëm, tregojnë detajet e bashkëpunimit të tyre më të ri (Foto)

Uki Latifi, DJ PM dhe Dagz vijnë me ritëm, tregojnë detajet e bashkëpunimit të tyre më të ri (Foto)

Sezonit veror të projekteve muzikore po i shtohet edhe një tjetër bashkëpunim shumë interesant në estradë.

Të ftuar sot (e martë) në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini, treshja Uki Latifi, DJ PM dhe DJ Dagz pohuan se shumë shpejt do të vijnë me një bashkëpunim të ri.


Bëhet fjalë për një këngë të re me ritme verore, e cila është punuar nga Royal Music Gruop, ndërsa Uki, i njohur tashmë për vargjet e tij, është kujdesur që edhe tekstin e kësaj kënge ta shkruajë vetë.

Ditë më parë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit në Prishtinë nga produksioni ASHA, ndërsa ju prezantojmë me disa imazhe nga prapaskenat e xhirimeve.

Uki Latifi, DJ PM dhe DJ Dagz gjatë xhirimeve të klipit të ri

Për “Reload” ata treguan edhe për angazhimet e tyre të vazhdueshme në koncerte, duke bërë të ditur që edhe vera 2017 do të jetë një sezon i ngarkuar për ta. /Telegrafi/