LAJMI I FUNDIT:

Ujkani: Jemi gati për kualifikimet e botërorit (Video)

Ujkani: Jemi gati për kualifikimet e botërorit (Video)

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani ka folur për ndeshjen miqësore që Kosova do ta zhvilloi ndaj Ishujve Faroe.

Numri një i portës së verdh e kaltërve ka folur për Telegrafin rreth takimit të nesërm por edhe për kualifikimet e kampionatit botëror.

Ai ndër tjera ka thënë se Kosova është gati për kualifikimet e Kampionatit Botëror ‘Rusi 2018’.


“Jemi shumë të kënaqur me pranimin në FIFA dhe UEFA. Tani edhe ndeshjet janë më të rëndësishme”.

“Pasi është ndeshja e fundit miqësore dhe kualifikimet janë në shtator do të jetë një ndeshje e vështirë pasi ka kohë që nuk jemi takuar me lojtarët”.

“Kemi mungesa të mëdha por besoj që do të jetë një ndeshje e mirë dhe do të marrim një rezultat të mire”, deklaroi Ujkani për Telegrafin. /Telegrafi/