Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, po përballet me mungesë të stafit si pasojë e infektimit të punëtorëve me virusin Covid-19.
Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të kësaj kompanie, Sokol Xhafa, tha se po ashtu një numër i punëtorëve janë të izoluar për muaj të tërë si pasojë e sëmundjeve të tjera shoqëruese që ata kanë.
“Fatkeqësisht as ne si kompani nuk i kemi shpëtuar dot pandemisë, me vitin që shkoj deri në lirimin e masave ose deri në muajin qershor duke respektuar të gjitha rekomandimet arritëm që të mos kemi asnjë të infektuar, pavarësisht numrit afro 600 të punonjësve, mirëpo gjendja pastaj nga qershori filloj duke ndryshuar, dhe duke ardhur rastet e para, dhe aktualisht gjendja nuk është aspak e mirë, kemi një numër të madh të punonjësve që kanë rezultuar pozitiv me Covid, për fat të keq po përballemi me shumë vështirësi, sepse edhe stafi ka një moshë relativisht të shtyrë e sidomos edhe pjesa e operimit dhe mirëmbajtjeve kur mosha mesatare i afrohet 60 vjeç, dhe kjo ndikon që një pjesë e madhe e tyre të ketë edhe sëmundje kronike”, tha Xhafa në një intervistë për Ekonomia Online.
“Për fat të keq kemi disa punonjës që për muaj të tërë janë të izoluar si pasojë që kanë shumë sëmundje shoqëruese, pastaj janë edhe nënat e reja që edhe ato duhet t’i lirojmë mbi bazën e rekomandimeve dhe gjitha këto vërtetë po paraqesin sfidë për neve sepse nuk po është e lehtë, me një numër shumë të reduktuar të stafit të punojmë, shto kësaj pastaj edhe sigurinë e furnizimit me ujë që gjatë gjithë kohës ka qenë kërkesë që të furnizojmë 24 orë me ujë sepse mbrojtja nga pandemia është higjiena e duarve, dhe kjo na ka vendosur në një presion të dyfishtë, pasi në njërën anë kemi mungesë të stafit, kurse nga ana tjetër duhet të garantojmë furnizim me ujë”, u shpreh ai.
Ndërsa sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm, Xhafa thotë se këtë vit gjendja është me e mirë krahasuar me vitin paraprak. Ai thotë se niveli i ujit është stabil si rrjedhojë e reshjeve atmosferike.
“Në krahasim me vitin që shkoj këtë vit jemi shumë mirë, sepse ishte mirë që kishim reshje në fillim të vitit, reshjet vazhduan le të themi që sipas gjitha trendëve që po shkon, viti do të ketë reshje përgjithësi gjatë gjithë vazhdimësisë. Që nga janari, liqeni i Batllavës dihet që është në kapërderje, në nivelin maksimal të tij, sepse ajo është dinamike si nivel, po ashtu edhe Badoci që është liqen më i vogël dhe gjendjen nuk është se e ka shumë të mirë, mirëpo duke shpresuar që reshjet do të vazhdojnë dhe ende jemi në fillimet e pranverës, tradicionalisht tek ne reshjet gjatë muajit prill dhe maj janë produktive për akumulimet, mirëpo situata është e mirë”, deklaroi Xhafa.
Tutje ai thotë, se me gjendjen që është tani liqeni i Batllavës, rajoni i Prishtinës do të ketë ujë të mjaftueshëm për dy vitet në vijim.
“Pjesa e dy liqeneve tona, Batllava ndikohet shumë nga reshjet ose janë të varura nga reshjet. Batllava me gjendjen që është premton që për afërsisht dy vite ka ujë mjaftueshëm të siguruar sepse mbi bazën e planeve të menaxhimit na tregon që kemi një rezervë ujore për dy vitet në vijim. Badovci është më i ndjeshëm, por prapë ka një pjesë stabile që e mbajmë si rezervë, dhe me këto dy sasi na ofron siguri për furnizim të mjaftueshëm deri në vitin tjetër pa ndonjë problem”, përfundoi ai.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Diaspora solli në Kosovë mbi 112 milionë euro gjatë marsit
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre