UEFA ka organizuar pak ditë më parë Konferencën Vjetore të Sigurisë “Sharing the Stage”, që këtë vit u mbaj në Stamboll të Turqisë. Ky event i UEFA-s zhvillohet një herë në vit para nisjes së sezonit të ri futbollistik me objektivin e shkëmbimit të informacioneve mbi praktikat më të mira, ndërmjet oficerëve të sigurisë së klubeve dhe policisë dhe përgatitjet për ato që na presin më tej.

Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 440 pjesëmarrës nga të 55 vendet e Evropës, anëtare të UEFA, kryesisht oficerë sigurie të federatave si dhe të klubeve të Futbollit që marrin pjesë në ndeshjet e kupave të Evropës (Liga e Kampionëve, Liga e Evropës dhe Liga e Konferencës), zyrtarë të organeve kryesore të politikave të futbollit që punojnë bashkë me sektorët e sigurisë dhe organizimit të ndeshjeve të UEFA, vëzhgues, përfaqësues të policive dhe rrjetit të NFIP (pikave kombëtare për shkëmbimin e informacionit për ndeshjet e futbollit).

Reklama
Reklama

Nga Shqipëria në këtë aktivitet morën pjesë Armando Mandro, Oficeri i Sigurisë në FSHF si dhe z. Agron Çeli, Shef i Sektorit të Rendit në Policinë e Shtetit dhe Pika Kombëtare e Shkëmbimit të Informacionit për Ndeshjet e Futbollit, NFIP Albania.

(Foto: fshf.org)

Konferenca u përshëndet nga presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin, nëpërmjet një video-mesazhi, i cili në fjalën e tij përmendi rëndësinë e këtij aktiviteti, problemet e hasura gjatë finales së Ligës së Kampionëve të Parisit dhe rëndësinë e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të gjithë aktorëve që përballen me operacionet menaxhimit të sigurisë në ndeshjet e futbollit.

Një vend i veçantë ju kushtua nëpërmjet shfaqjes së videove dhe diskutimeve që përfshinin një rishikim të detajuar të operacioneve të sigurisë të finales së parë historike të Ligë së Konferencës që u zhvillua në Tiranë në muajin maj 2022. Ekspertët vlerësuan faktin që pavarësisht se ishte eventi i parë i këtyre përmasave që zhvillohej në Tiranë dhe mungesës së përvojës, kjo finale ishte një sukses i vërtetë në aspektin e organizimit, mbrojtjes dhe sigurisë. Një tjetër konfirmim nga ana e UEFA-s që e ka vlerësuar maksimalisht bashkëpunimin me Federatën Shqiptare të Futbollit si partner, jo vetëm në një event të një rëndësie kaq të lartë siç ishte finalja e Ligë së Konferencës, por edhe në aktivitete apo turne ndërkombëtare gjatë viteve të fundit që mirëpritur nga FSHF. Një organizim perfekt falë punës së madhe të bërë nga FSHF, që nga aplikimi e deri në përfundim të finales, që i hap rrugën në të ardhmen edhe pritjes së eventeve të mëdha ndërkombëtare në bashkëpunim me UEFA-n.

Reklama
Reklama

(Foto: fshf.org)

Folësit kryesorë të paneleve ishin Frank Wijnveld, Steve Furnham, Lukasz Nalewaj, Eddie Smith, oficerë të sigurisë së UEFA dhe pjesëmarrës në operacionet e sigurisë së finaleve veçanërisht në Tiranë, ku shpjeguan procesin e organizimit, koordinimit dhe bashkëveprimit me FSHF, Policinë e Shtetit dhe aktorët e tjerë të sigurisë, duke filluar nga trajnimet me punonjësit e sigurisë private stjuart, me policinë dhe trajnimet e përbashkëta, procese që ndikuan në suksesin e finales së Ligë së Konferencës në aspektin e sigurisë.

Në përfundim të punimeve u diskutua mbi informacionet dhe shkëmbimin e praktikave me te mira për ndeshjet e ardhshme të kompeticioneve evropiane.

Reklama