LAJMI I FUNDIT:

UEFA në bisedime me Lincolnin dhe Prishtinën rreth fatit të ndeshjes, pas tetë rasteve me COVID-19

UEFA në bisedime me Lincolnin dhe Prishtinën rreth fatit të ndeshjes, pas tetë rasteve me COVID-19

UEFA është në bisedime me Prishtinën dhe Lincoln Red Imps për të përcaktuar fatin e ndeshjes.

Pak çaste më parë, Telegrafi raportoi se tetë lojtarë të bardhekaltrve janë të infektuar me COVID-19.


Sipas asaj që raporton mediumi GBC News, zyrtarë të UEFA-s janë në bisedime me ata të dy skuadrave, në mënyrë që të sqarohet se çfarë ka ndodhur.

Një burim i afërt i mediumit me Prishtinën i ka konfirmuar se klubi kosovar nuk ka lojtarë të mjaftueshëm për të zhvilluar takimin.

Tetë lojtarë të Prishtinës të infektuar me COVID-19, pritet vendimi zyrtar i UEFA-s për ndeshjen
Lexo po ashtu Tetë lojtarë të Prishtinës të infektuar me COVID-19, pritet vendimi zyrtar i UEFA-s për ndeshjen

Duket se UEFA do të marrë vendim që ndeshja të përfundohet me rezultat 3-0, në mënyrë që situata të mos eskalojë.

Kujtojmë se Leart Emini, Ardit Nika, Kushtrim Gashi, Perparim Osmani, Adem Maliqi, Mërgim Boshnjaku, Arbnor Muja dhe Ardian Muja, janë të infektuar me Coronavirus. /Telegrafi/