LAJMI I FUNDIT:

UEFA mund të përjashtojë Bjellorusinë nga garat shkaku i mbështetjes ndaj Rusisë – bjellorusët janë në grup me Kosovën për kualifikueset e Euro 2024

UEFA mund të përjashtojë Bjellorusinë nga garat shkaku i mbështetjes ndaj Rusisë – bjellorusët janë në grup me Kosovën për kualifikueset e Euro 2024

UEFA nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndërmarrjes së veprimeve të mëtejshme kundër Bjellorusisë pasi ky vend vendosi trupa së bashku me forcat ruse pranë Ukrainës të hënën.

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, konfirmoi dje se ai kishte urdhëruar trupat të vendoseshin së bashku me forcat ruse, duke pretenduar se kishte një sulm të planifikuar në vendin e tij nga Ukraina.


“Sulmet në territorin e Bjellorusisë nuk po diskutohen vetëm sot në Ukrainë, por gjithashtu po planifikohen. Ata po shtyjnë një luftë kundër Bjellorusisë dhe duan të na tërheqin atje”, ka thënë ai.

Megjithatë, asnjë provë nuk u dha për pretendimet e Lukashenkos, ndërsa Bjellorusia mbetet aleati kyç i Rusisë.

Forcat ruse përdorën gjithashtu vendin e Lukashenkos si një stacion për pushtimin e tyre në Ukrainë në shkurt, duke dërguar trupa dhe pajisje në Ukrainën veriore nga bazat në Bjellorusi, pasi ky vend është në kufi me Ukrainën në veri-perëndim.

UEFA nuk po qëndron duarkryq

UEFA ka konfirmuar se ka ‘monitoruar vazhdimisht situatën’ në Bjellorusi dhe nuk përjashtoi marrjen e ‘vendimeve të mëtejshme’ kundër këtij shteti.

Rusisë tashmë i është ndaluar të marrë pjesë në Euro 2024, e cila do të mbahet në Gjermani, për shkak të luftës në Ukrainë. Rusia u përjashtua gjithashtu edhe nga Kupa e Botës 2022 në Katar pasi pushtoi Ukrainën në fillim të këtij viti.

Ata ishin kualifikuar në play-off të Kupës së Botës dhe duhej të përballeshin me Poloninë në mars, por FIFA pezulloi ekipet kombëtare ruse nga të gjitha garat.

Rusia apeloi kundër ndalimeve nga FIFA dhe UEFA, por Gjykata e Abritrazhit Sportiv  (CAS) e hodhi poshtë ankesën.

Megjithatë, bjellorusët nuk janë përballur me sanksione të ngjashme dhe ishin pjesë e shortit të kualifikimeve për Euro 2024 që u zhvillua të dielën.

Bjellorusia është në një grup me Kosovën, ndërsa pjesë e Grupit I janë edhe Zvicra, Izraeli, Rumania dhe Andorra.

Bjellorusia ka vazhduar të luajë, por ndeshjet e saj i ka luajtur me dyer të mbyllura dhe jashtë vendit të tyre.

Në qershor, ndeshjet e tyre si vendas i kanë luajtur në Serbi, ndërsa këto të fundit ata luajtën me Kazakistan dhe Sllovaki.

Ndeshjen e parë Kosova ndaj Bjellorusisë e luan në cilësinë e mysafirit më 19 qershor 2023, ndërsa i mbyll kualifikimet në shtëpi më këtë kundërshtarë më 21 nëntor të po atij viti.

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë ka kërkuar më parë që Bjellorusia të përjashtohet nga turneu i EURO 2024.

“Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi në mars të parandalojë që ndeshjet të luhen në territorin e Bjellorusisë deri në një njoftim të dytë. Që atëherë, UEFA ka monitoruar vazhdimisht situatën dhe mund të merren vendime të mëtejshme sipas nevojës”, thuhet në deklaratën e UEFA-s për The Athletic.

Bjellorusia nuk është kualifikuar kurrë për një turne të madh dhe aktualisht renditet në vendin e 97-të në renditjen botërore të FIFA-s.

Ky vend nuk e njeh Kosovën dhe ka gjasa që ndeshja mes tyre dhe ekipit tonë të sjell probleme, pasi që duhet të luhet në vend neutral dhe ka pak vende demokratike që ia hapin Bjellorusisë derën të luajnë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori