LAJMI I FUNDIT:

UEFA Development për femra: Kombëtarja U-16 në testim, zhvillohet seleksionim me 29 futbolliste të kampionatit shqiptar

UEFA Development për femra: Kombëtarja U-16 në testim, zhvillohet seleksionim me 29 futbolliste të kampionatit shqiptar

Stafi teknik i ekipit kombëtar U-16 për femra ka zhvilluar këtë të enjte një seleksionim me futbolliste të vitlindjeve 2006-2007 që aktivizohen në kampionatin shqiptar.

Nën urdhrat e trajnerit Agustin Kola, u vunë rreth 29 lojtare të këtyre datëlindjeve, të cilat janë ndjekur me kujdes gjatë gjithë vitit në kampionat nga stafi i Kombëtares U-16 për femra.


Një ndihmë e madhe për stafin kuqezi ka qenë edhe krijimi i kampionatit U-16 për femra në Shqipëri, një iniciativë e Federatës Shqiptare të Futbollit që ka si prioritet absolut futbollin e femrave, duke i dhënë mundësi për të spikatur në mënyrë më direkte elementet e kësaj grupmoshe.

Qëllimi i këtij seleksionimi që u zhvillua ditën e sotme në kompleksin “Skënder Halili” në Tiranë ishte për të testuar dhe parë nga afër gjendjen e këtyre lojtareve, për të veçuar disa prej tyre që do të japin kontributin e tyre në turneun “UEFA Development” për femra U-16 që do të zhvillohet në vendin tonë në datat 3-8 maj.

Pas këtij seleksionimi 1-ditor, stafi teknik ka tashmë një ide më të qartë për futbollistet që do të mund të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë turne të rëndësishëm zhvillimor për futbollin e moshave. Përballë Shqipërisë në këtë turne do të jetë Kosova U-16, Kazakistani U-16 dhe Mali i Zi U-16, me ndeshjet që do të zhvillohen të gjitha në QSK Kamëz.

Në përfundim të ushtrimeve stërvitore dhe fizike, trajneri Kola pati mundësinë të shohë këto futbolliste edhe në aksion, duke zhvilluar një ndeshje kontrolli.

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

Ndërkombëtare
Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Liga e Kampionëve
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori