LAJMI I FUNDIT:

UEFA dënon financiarisht nëntë klubet që hoqën dorë nga Superliga Evropiane

UEFA dënon financiarisht nëntë klubet që hoqën dorë nga Superliga Evropiane

Nëntë nga klubet themeluese të Superligës Evropiane, duke përfshirë ‘gjashtën e madhe’ të Ligës Premier , u është dhënë një ndëshkim financiar nga shtëpia e futbollit evropian, UEFA.

Të nëntë ekipet – Arsenal, Chelsea, Liverpool, Manchester City, Manchester United dhe Tottenham Hotspur, AC Milan, Inter Milan dhe Atletico Madrid – kanë vendosur të rikthehen në garat evropiane që organizohen nga UEFA, por kanë marrë dënime financiare.


Megjithatë, Real Madridi, Barcelona dhe Juventusi do të përballen me “veprim të duhur” nën procesin disiplinor të UEFA-s. Treshja nuk ka pranuar të heqë dorë nga liga e pezulluar.

Superliga Evropiane u njoftua më 18 prill, por brenda 48 orëve planet ishin prishur me klubet angleze që u tërhoqën pas protestave të tifozëve dhe presionit të qeverisë britanike.

Nëntë klubet kanë rënë dakord të japin një kontribut të vullnetit të mirë të kombinuar prej 15 milionë eurove ku do të përfitojnë fëmijët në të gjithë Evropën.

Klubet gjithashtu do të mbajnë 5% të të ardhurave nga gara e UEFA-s të mbajtura për një sezon, duke filluar nga 2023/24, dhe këto para do të rishpërndahen.

Nëntë klubet do të përballen me gjobë prej 100 milionë eurove secila nëse kërkojnë të bashkohen në një garë të paautorizuar në të ardhmen, dhe një gjobë prej gjysmës së kësaj nëse shkelin ndonjë kusht tjetër të deklaratës, ka thënë UEFA në një deklaratë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Liga e Kampionëve
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
Real Madridi fton legjendën e Bayernit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pasi Bavarezët e përbuzën ish-yllin e tyre

Real Madridi fton legjendën e Bayernit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pasi Bavarezët e përbuzën ish-yllin e tyre

Liga e Kampionëve
Inteligjenca Artificiale parashikon fituesit e Ligës së Kampionëve për vitet e ardhshme – Arsenali nuk e fiton kurrë

Inteligjenca Artificiale parashikon fituesit e Ligës së Kampionëve për vitet e ardhshme – Arsenali nuk e fiton kurrë

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Barcelona është e hapur për oferta për të gjithë skuadrën – përveç pesë lojtarëve

Barcelona është e hapur për oferta për të gjithë skuadrën – përveç pesë lojtarëve

La Liga
Kalo në kategori