LAJMI I FUNDIT:

UEFA dënon Anglinë për tri shkelje gjatë ndeshjes me Danimarkën

UEFA dënon Anglinë për tri shkelje gjatë ndeshjes me Danimarkën

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka dënuar Kombëtaren e Anglisë për tri shkelje në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Danimarkës.

Reklama

Organi më i lartë i futbollit në Evropë, ka vendosur të dënojë Federatën e Futbollit të Anglisë me një gjobë financiare prej 25 mijë funteve.

FA ishte akuzuar për tri shkelje pas ndeshjes gjysmëfinale me Danimarkën, ku Anglia fitoi me rezultat 2-1 pas vazhdimeve.

Një lazer tregues shkëlqeu në fytyrën e portierit danez Kasper Schmeichel në momentin që Harry Kane po e godiste penalltinë dhe kjo është një shkelje sipas UEFA-s.

Dy arsyet tjera për këtë dënim janë tifozët anglezë, të cilët fishkëllyen himnin danez si dhe ndezën fishekzjarre në ndeshjen gjysmëfinale në Wembley.

Gjithsesi ky po shihet si një dënim i ulët nga UEFA për Federatën e Futbollit të Anglisë.

Kombëtarja angleze të dielën do të luaj në ndeshjen finale të Euro 2020, ku në Wembley do të përballet me Italinë. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Lionel Messi ka emëruar performancën më të mirë të një portieri që ka parë ndonjëherë

Lionel Messi ka emëruar performancën më të mirë të një portieri që ka parë ndonjëherë

Liga e Kampionëve
Mikrofonat zbulojnë fjalët që Gavi ia tha Lewandowskit gjatë ndeshjes: Edhe pse 16 vite më i ri, spanjolli e ofendon polakun

Mikrofonat zbulojnë fjalët që Gavi ia tha Lewandowskit gjatë ndeshjes: Edhe pse 16 vite më i ri, spanjolli e ofendon polakun

La Liga
Presidenti i Inter Miamit i bën një premtim të madh Lionel Messit, kjo do t'i pëlqejë argjentinasit dhe tifozëve të Barcelonës

Presidenti i Inter Miamit i bën një premtim të madh Lionel Messit, kjo do t'i pëlqejë argjentinasit dhe tifozëve të Barcelonës

Ndërkombëtare
Kimmich ia huqi keq në konferencë për media para ndeshjes së Bayernit me Copenhagen

Kimmich ia huqi keq në konferencë për media para ndeshjes së Bayernit me Copenhagen

Liga e Kampionëve
Kombëtaret tjera më mirë mos të marrin pjesë - SHBA me një ekip brutal do të konkurrojë në Lojërat Olimpike në Paris

Kombëtaret tjera më mirë mos të marrin pjesë - SHBA me një ekip brutal do të konkurrojë në Lojërat Olimpike në Paris

NBA
Real Madrid i përgjigjet akuzave për ryshfet

Real Madrid i përgjigjet akuzave për ryshfet

La Liga
Kalo në kategori