LAJMI I FUNDIT:

UEFA bën një ndryshim të madh të rregullave në Ligën e Kampionëve për herë të parë në histori

UEFA bën një ndryshim të madh të rregullave në Ligën e Kampionëve për herë të parë në histori

UEFA ka bërë një tjetër ndryshim të rëndësishëm të rregullave në Ligën e Kampionëve me qëllimin për të ‘mbrojtur integritetin’ e kësaj gare gjatë sezoneve të ardhshme.

Liga e Kampionëve tani pritet t’i nënshtrohet ndryshimit më të madh në historinë e saj sezonin e ardhshëm, pasi pasi mënyra tradicionale e fazës së grupeve, do të zëvendësohet me një fazë të re.


Numri i skuadrave që do të kualifikohen do të rritet nga 32 në 36, me të gjitha ekipet që do të vendosen në një ligë dhe do të luajnë nga tetë ndeshje secila.

Por, si pjesë e sistemit të ri të ligës, tani është konfirmuar se UEFA do të bëjë një tjetër ndryshim të madh në orarin e zhvillimit të ndeshjeve, diçka që tifozët e futbollit do ta duan me të vërtetë shumë.

Daily Mail ka raportuar se për shkak të shqetësimeve mbi integritetin e garës, raundi i fundit i fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve do të luhet në të njëjtën ditë që nga sezoni i ardhshëm, për herë të parë në histori të kësaj gare.

Kjo është sepse të gjitha ekipet që konkurrojnë në një ligë, do të sigurohet që nuk do të marrin ndonjë lloj avantazhi duke luajtur më vonë se sa një ekip tjetër në grupin tyre.

Kjo natyrisht do të krijojë skena kaotike në ditën e fundit, me numrin e vogël të ndeshjeve dhe me numrin e madh të ekipeve, andaj do të sigurojë që do të ketë shumë spektakël kur do të afrohet momenti i kualifikimit në fazën e 1/16-tave dhe në play-off./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve, Bayern Munich 2-2 Real Madrid: Shkëlqejnë Kroos dhe Kane

Notat e lojtarëve, Bayern Munich 2-2 Real Madrid: Shkëlqejnë Kroos dhe Kane

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Spektakël në Gjermani, por pa fitues: Real Madridi merr rezultat pozitiv përballë Bayernit në Allianz Arena

Spektakël në Gjermani, por pa fitues: Real Madridi merr rezultat pozitiv përballë Bayernit në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori