LAJMI I FUNDIT:

Udhëzues për ushqyerjen gjatë stërvitjes: Çfarë duhet të hani para dhe çfarë pas aktivitetit fizik

Udhëzues për ushqyerjen gjatë stërvitjes: Çfarë duhet të hani para dhe çfarë pas aktivitetit fizik
(Foto: Pexels)

Zgjedhja e duhur e ushqimeve para dhe pas stërvitjeve, mund t’i përmirësojë rezultatet tuaja dhe kështu t’ju çojë më shpejt drejt qëllimit të dëshiruar. Prandaj, mos mendoni se nuk ka rëndësi se çfarë konsumoni vetëm sepse do t’i shpenzoni ato kalori me një lloj aktiviteti fizik.

Për të mos shkaktuar probleme me stomakun, është më mirë të shmangni ngrënien e disa ushqimeve përpara një seance stërvitore intensive. Gjithashtu, është e rëndësishme të mos e teproni me ushqimin para stërvitjes dhe të hani karbohidrate.


Nga truket e thjeshta me karta deri te meditimi – tetë mënyra për ta mbajtur trurin të mprehtë
Lexo po ashtu Nga truket e thjeshta me karta deri te meditimi – tetë mënyra për ta mbajtur trurin të mprehtë

Kështu, para aktivitetit të planifikuar fizik, mund të hani bukë me drithëra dhe mund ta shtoni llojin tuaj të preferuar të reçelit dhe pak gjalpë kikiriku. Në këtë mënyrë shtoni një dozë proteinash që ju ndihmon të ndiheni të ngopur, e cila mund t’ju ndihmojë të luftoni dëshirat dhe të ngrënit e tepërt pas stërvitjes. Gjithashtu, ngrënia e sasive të vogla të kikirikëve mund të ndihmojë në ruajtjen e një peshe të shëndetshme.

Një tjetër vakt i mirë para stërvitjes është tërshëra me qumësht dhe fruta të shtuara, por me më pak yndyrë. Një zgjedhje e mirë për një vakt para stërvitjes është një smoothie me fruta dhe jogurt dhe një kombinim i frutave arrore dhe frutave të thata. Megjithatë, nëse nuk keni kohë para stërvitjes, mund të hani një banane ose një mollë.

Pesë shprehi të shëndetshme që në fakt ju bëjnë të shtoni peshë
Lexo po ashtu Pesë shprehi të shëndetshme që në fakt ju bëjnë të shtoni peshë

Kur t’i përfundoni ushtrimet, do të ishte mirë që të vazhdoni me marrjen e karbohidrateve, por me një rritje të marrjes së proteinave. Disa nga sugjerimet e vakteve ideale pas stërvitjes janë: vezët, mish gjeldeti ose të pulës, me shtimin e orizit ose bukës me drithëra të plota. Gjithashtu, mos i harroni perimet si burim fibrash.

Nëse nuk keni kohë për të gatuar, zgjedhje e mirë janë kombinimi i frutave të freskëta ose qumësht me çokollatë, i cili ka një raport ideal të karbohidrateve dhe proteinave.

Ajo që duhet të shmangni janë ushqimet e yndyrshme, sepse trupit tuaj i duhet më shumë kohë për ta tretur yndyrën. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Këshilla Lifestyle
Letra higjienike nuk është gjithmonë higjienike! Kini kujdes se çfarë blini - ky lloj mund të jetë i rrezikshëm!

Letra higjienike nuk është gjithmonë higjienike! Kini kujdes se çfarë blini - ky lloj mund të jetë i rrezikshëm!

Këshilla dhe ide
Ujori: Horoskopi vjetor për 2024

Ujori: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori