LAJMI I FUNDIT:

U transferua tek Real Madridi katër vite më parë, por nuk ka luajtur asnjë minutë – çfarë ka ndodhur me Reinier?

U transferua tek Real Madridi katër vite më parë, por nuk ka luajtur asnjë minutë – çfarë ka ndodhur me Reinier?

Blerja e fundit e Real Madridit gjatë afatit kalimtar të janarit nuk ka luajtur asnjë ndeshje për klubin, katër vite pas transferimit të tij.

“Los Blancos” zakonisht kryejnë transferimet gjatë afatit kalimtar veror dhe deri më tani kanë shpenzuar shuma të mëdha për të përforcuar ekipin.


Transferimi i tyre i fundit në afatin e janarit daton në vitin 2020, kur atëherë transferuan adoleshentin brazilian Reinier, nga ekipi i Flamengos për shumën e 30 milionë eurove.

Real Madridi që një kohë të gjatë e ka eksploruar tregun në Brazil duke transferuar lojtarë si Vinicius, Rodrygo dhe Endrick.

Por, blerja e Reinier nuk ka qenë e suksesshme. 21-vjeçari është paraqitur vetëm në ekipin e Real Madrid Castillas, por asnjëherë nuk ka marrë minuta me ekipin e parë.

Përkundrazi, ai ka luajtur gjatë tërë kohës si huazim larg “Santiago Bernabeu”. Braziliani ka 39 paraqitje për Borussia Dortmundin, aty ku ka fituar Kupën e Gjermanisë para se të kalonte tek Girona.

Momentalisht, ai është duke luajtur tek ekipi i sapopromovuar në elitën e futbollit italian, Frosinone, aty ku ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime në shtatë ndeshje të luajtura.

Kontrata e tij me klubin madrilen skadon në vitin 2026 dhe Reinier ende shpreson se mund ta veshë fanellën e bardhë ikonike në të ardhmen.

“Babai im më ka thënë se liga italiane është e duhura për mua për mënyrën se si luaj futboll. Në kokën time, unë ende ëndërroj që një ditë të rikthehem dhe të luajë për Real Madridin”, ka thënë Reinier në një intervistë në muajin nëntor.

Real Madridi është momentalisht lider në La Liga me pikë të barabarta me Gironan (48 pikë) dhe të shtunën do të luajë në kuadër të Kupës së Mbretit në udhëtim ndaj Arandinas./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

La Liga
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Ligat tjera
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

La Liga
Kalo në kategori