LAJMI I FUNDIT:

U lëndua në stërvitje, mësohet se sa kohë do mbetet jashtë fushave Nkunku

U lëndua në stërvitje, mësohet se sa kohë do mbetet jashtë fushave Nkunku

Sulmuesi i Chelseat, Christopher Nkunku, raportohet se do të jetë jashtë fushave për tri javë pas lëndimit që pësoi në ije gjatë stërvitjes.

26-vjeçari nuk ishte pjesë e ekipit në fitoren me rezultat 4-0 ndaj Prestonit në raundin e tretë të FA Cup të shtunën, me trajnerin Mauricio Pochettino që konfirmoi se francezi ka pësuar një lëndim të ri.


Tani sipas raportimeve nga Anglia, reprezentuesi francez do të jetë jashtë fushave për të paktën tre javë.

Nkunku ka luajtur vetëm katër ndeshje për Chelsean, që prej se u transferua në verë nga Leipzigu për 52 milionë euro.

Ai pësoi një lëndim të rëndë në gju gjatë parasezonit dhe u rikthye në fushë muajin e kaluar, por që tani po ballafaqohet me një lëndim tjetër.

Nkunku lëndohet përsëri, Pochettino përditëson gjendjen e tij
Lexo po ashtu Nkunku lëndohet përsëri, Pochettino përditëson gjendjen e tij

Nkunku nuk është lojtari i vetëm që po vuan nga lëndimet këtë sezon. Një tjetër lojtar që po vuan nga po të njëjtat probleme është edhe Roemo Lavia.

Lavia kaloi mbi katër muaj jashtë fushave për shkak të lëndimit dhe debutoi me “Blutë e Londrës” në muajin dhjetor.

Sidoqoftë, rikthimi i tij nuk zgjati për shumë kohë, pasi Lavia pësoi një tjetër lëndim të ri në duelin ndaj Crystal Palace.

Chelsea do të rikthehet në aksion të martën, ku do të luajnë ndaj Middlesbrough në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Carabao Cup./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori