LAJMI I FUNDIT:

A u largua Lista serbe nga Qeveria? Dalibor Jevtiq merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë

A u largua Lista serbe nga Qeveria? Dalibor Jevtiq merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë

Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq ka marrë pjesë sot në mbledhjen e Qeverisë përkundër paralajmërimeve se Lista serbe do të dalë nga koalicioni qeveritar, pas aksionit të Njësisë speciale në veri dhe arrestimit të Marko Gjuriqit.

Jevtiq është parë sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.


Ndryshe, një ditë më parë përfaqësuesit e komunave serbe në Kosovë, gjatë takimit në Mitrovicën e veriut kanë miratuar propozimin për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, nëse Prishtina nuk e bën një gjë të tillë.

Rakiq: Serbëve të Kosovës nuk do t'iu ndodhë 'Stuhia'
Lexo po ashtu Rakiq: Serbëve të Kosovës nuk do t'iu ndodhë 'Stuhia'

Gjithashtu gjatë takimit, ndër tjerash janë miratuar edhe propozimet/kërkesat që ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës dhe drejtori i Policisë së Kosovës të japin dorëheqje dhe “ata që kanë ushtruar dhunë” të dënohen.

Në këtë takim u tha se përfaqësuesit serbë kanë njoftuar edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, rreth daljes nga Qeveria e Kosovës dhe se Lista Serbe si përfaqësues i serbëve të Kosovës do të jetë opozitë në Kuvend.

Lista serbe del nga Qeveria e Kosovës
Lexo po ashtu Lista serbe del nga Qeveria e Kosovës

Dalibor Jevtiq, zëvendëskryeministër dhe ministri për Kthim, në takimin e përfaqësuesve të katër komunave në veri me shumicë serbe tha se ajo që ndodhi në veri ka shkaktuar pakënaqësi.

“Kur dikush brutalisht ndërhyn në paqe, tregon se do të çmos që mos të vijë deri te paqja. Por, uniteti ynë do të jap përgjigjen më të mirë dhe nuk do të dorëzohemi kurrë dhe uniteti i serbëve të Kosovës fuqimisht do të ndikojë që të arrijmë qëllimet tona”, ka thënë Jevtiq.

Largimi i serbëve nga qeveria, sipas tij, është vendimi më i mirë është marrë nga Lista Serbe, por tërhoqi vërejtjen se deputetët e kësaj partie do të kërkojnë përgjegjësi nga institucionet e Kosovës dhe nga bashkësia ndërkombëtare.

Ai ka porositur serbët që të qëndrojnë të qetë dhe ‘sado që të ketë sulme serbët do të mbeten më të fuqishëm’. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori