LAJMI I FUNDIT:

Rakiq: Serbëve të Kosovës nuk do t’iu ndodhë ‘Stuhia’

Rakiq: Serbëve të Kosovës nuk do t’iu ndodhë ‘Stuhia’

Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe, në fjalimin e tij në takimin me përfaqësuesit e komunave tjera të veriut që kanë shumicë serbe e ka quajtur Policinë speciale të Kosovës, që arrestoi Marko Gjuriqin si  “ningja-kornjaçe”.

Ai u ka thënë serbëve për të cilët tha se dëshirojnë t’i bashkëngjiten Ushtrisë së Kosovës, se “kjo ushtri do të thotë ndërhyrje e sërishme në veri dhe vrasja e vëllait të tyre”.


“Përshëndesim heronjtë tanë, të cilët para dy ditëve ishin rrahur nga ana e jo një formacioni policor, por të ‘ningja kornjaçe’, janë rrahur vetëm pse janë serbë dhe i përshëndesim heronjtë tanë”, ka thënë Rakiq.

Ai ka folur rreth takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, të cilin e kanë informuar rreth daljes nga Qeveria e Kosovës dhe se Lista Serbe si përfaqësues i serbëve të Kosovës do të jetë opozitë në Kuvend.

“Bart porosinë e qartë të presidentit Vuçiq në të cilin besojmë fuqishëm se serbëve të Kosovës nuk do t’iu ndodhë ‘Stuhia’ dhe se Serbia nuk do të lejojë që serbët të maltretohen, të ndiqen dhe të vriten. Serbia nuk do të heshtë ndaj sulmeve ndaj përfaqësuesve tanë legjitimë”, ka thënë Rakiq.

Dalibor Jevtiq, zëvendëskryeministër dhe ministri për Kthim, tha se ajo që ndodhi para dy ditëve ka shkaktuar pakënaqësi.

“Kur dikush brutalisht ndërhyn në paqe, tregon se do të çmos që mos të vijë deri te paqja. Por, uniteti ynë do të jap përgjigjen më të mirë dhe nuk do të dorëzohemi kurrë dhe uniteti i serbëve të Kosovës fuqimisht do të ndikojë që të arrijmë qëllimet tona”, ka thënë Jevtiq.

Largimi i serbëve nga qeveria, sipas tij, është vendimi më i mirë është marrë nga Lista Serbe, por tërhoqi vërejtjen se deputetët e kësaj partie do të kërkojnë përgjegjësi nga institucionet e Kosovës dhe nga bashkësia ndërkombëtare.

Ai ka porositur serbët që të qëndrojnë të qetë dhe ‘sado që të ketë sulme serbët do të mbeten më të fuqishëm’.

Ndërsa Petar Petkoviq, zëvendës i Marko Gjuriqit nga e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën ka bërë thirrje për unitet dhe guxim në mesin e serbëve të Kosovës, pasi sipas tij, është përgjegjësi për ruajtjen e paqes.

“Lista Serbe do të bëjë që ky vend të bëhet simbol i nderit të mbrojtjes serbe dhe të mos bëhet simbol i humbjes dhe përuljes, i atyre që para 48 orëve, terroristët shqiptarë ndërhyn brutalisht në këtë vend dhe të arrestojnë Marko Gjuriq, i cili është shembull që ne edhe më fuqishëm të luftojmë për interesat serbe..”, ka thënë Petkoviq. /KosovaPress/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori