eksperti-banner

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka vendosur të aplikojë një rregull të re.

Institucioni më i madh sportiv në botë sot vendosi që të provojë rregullën me katër ndërrime të lojtarëve në ndeshje.


Në fakt, kjo do të vlej vetëm në lojërat olimpike verore të cilat do të mbahen në Rio të Brazilit.

Ekipet përkatëse mund të bëjnë katër ndërrime vetëm nëse ndeshja shkon në vazhdime 2x15 minuta, në të kundërtën, vlen rregulla e vjetër me tre ndërrime. /Telegrafi/

telegrafi sport app