LAJMI I FUNDIT:

U dënua me një ndeshje – Ronaldo me mesazh për Superligën e Arabisë

U dënua me një ndeshje – Ronaldo me mesazh për Superligën e Arabisë

Superylli portugez Cristiano Ronaldo ka reaguar ndaj dënimit me një ndeshje përpara duelit të skuadrës së tij në Ligën Pro Saudite, Al-Nassr kundër Al-Hazm të enjten (29 shkurt).

Al-Nassr fitoi 3-2 ndaj Al-Shabab në ligë të dielën. Portugezi hapi rezultatin me një penallti të ekzekutuar me gjakftohtësi në minutën e 21-të dhe Talisca shënoi një dygolësh për ta çuar ekipin drejt fitores. Pas ndeshjes, tifozët e Al-Shabab brohorisnin “Messi” (rivali i Ronaldos, Lionel Messi) për ta zemëruar atë.


39-vjeçari është kundërpërgjigjur duke i vendosur dorën në vesh dhe duke bërë një gjest të turpshëm ndaj fansave. Ai tani është përjashtuar për ‘provokimin e tifozëve’ dhe është gjobitur me 7,372 euro nga Federata e Futbollit të Arabisë Saudite (SAFF) dhe gjithashtu i tha se nuk mund të apelojë vendimin.

Ronaldo megjithatë nuk është ndalur nga ky suspendim për një ndeshje, duke postuar një foto nga fitnesi, duke theksuar etikën e tij punëtore. Ai ka postuar një foto të tij në mes të një stërvitje, me mbishkrimin: “Nuk mund të ndalem”.

Portugezi po shijon një sezon të jashtëzakonshëm. Në moshën 39-vjeçare, ai po dëshmon se është ende një nga lojtarët më të mirë sulmues në botë, duke grumbulluar 28 gola dhe 11 asistime në 29 ndeshje këtë sezon.

Rregulli i pashkruar në familjen e Ronaldos për Messin - e zbulon motra e tij
Lexo po ashtu Rregulli i pashkruar në familjen e Ronaldos për Messin - e zbulon motra e tij

Al-Nassr qëndron në vendin e dytë me 52 pikë, shtatë pikë më pak nga Al-Hilal i Neymarit në krye të tabelës. Ndeshja e tyre e radhës në ligë kundër Al-Hazm është një fitore e domosdoshme për të qëndruar në distancën prekëse të liderëve të ligës, edhe në mungesë të sulmuesit të tyre.

Pas vuajtjes së pezullimit, superylli portugez pritet të jetë në aksion në ndeshjen e parë të ndeshjes çerekfinale të Ligës së Kampionëve të Al-Nassr kundër Al-Ain më 4 mars. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
PSG po përgatitet t'ia rrëmbejë Real Madridit super lojtarin nga dora

PSG po përgatitet t'ia rrëmbejë Real Madridit super lojtarin nga dora

Ligue 1
Zbulohet favoriti për të fituar çmimin

Zbulohet favoriti për të fituar çmimin "Golden Boy"

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Kalo në kategori