LAJMI I FUNDIT:

U dënua me 30 vjet burg, R. Kelly do të trajtohet edhe për çrregullime seksuale

U dënua me 30 vjet burg, R. Kelly do të trajtohet edhe për çrregullime seksuale

R. Kelly u dënua me 30 vjet burg, pasi u shpall fajtor për shantazh dhe trafik seksual në gjyqin që zgjati gjashtë javë.

Pasi u shpall fajtor për trafik seksual dhe shantazh R. Kelly është urdhëruar gjithashtu të marrë trajtim për një “çrregullim seksual të paspecifikuar”.


Dënimi, i cili u dha nga gjyqtarja Ann M. Donnelly në një gjyq federal, thekson gjithashtu se pas lirimit të tij, Kelly duhet të shmangë çdo kontakt me të miturit, përveç nëse anëtari i familjes së të miturit është i pranishëm ose në një mjedis terapeutik me një person të rritur përgjegjës.

Foto: AP

Të njëjtat kushte zbatohen nëse Kelly shoqërohet me një dhunues seksual të dënuar, ku të dy skenarët duhet të miratohen së pari nga oficeri i tij i provës.

Prokurorët thanë se Kelly është një kërcënim për shoqërinë, duke qenë se ai kishte vazhduar sjelljen e tij kriminale për vite me radhë pasi doli në gjyq në Çikago për krime seksuale

Foto: Getty

.

Si rezultat, Kelly, i cili do të jetë në të 80-at nëse dhe kur të dalë nga burgu, duhet të informojë këdo që zgjedh të jetojë me të se ai është një dhunues seksual.

Ai gjithashtu do të qëndrojë nën lirim të mbikëqyrur për pesë vjet pasi të dalë jashtë.

R Kelly dënohet me 30 vjet burg lidhur me akuzat për abuzim seksual
Lexo po ashtu R Kelly dënohet me 30 vjet burg lidhur me akuzat për abuzim seksual

Kelly ka ende një gjyq tjetër federal dhe dy gjyqe shtetërore, që do të thotë se ai mund të përballet me më shumë kufizime nëse dënohet përsëri. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori