LAJMI I FUNDIT:

U acarua me bashkëlojtarët dhe u ndalë pasi nuk ia pasuan topin, Galtier arsyeton Mbappen

U acarua me bashkëlojtarët dhe u ndalë pasi nuk ia pasuan topin, Galtier arsyeton Mbappen

Menaxheri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier ka shpjeguar pse Kylian Mbappe dukej i mërzitur në fushë pasi nuk mori një pasim nga Vitinha gjatë fitores së klubit kundër Montpellier të shtunën.

Sulmuesi francez ishte ndër golashënuesit e ekipit të tij pas kthimit në formacionin titullar të PSG-së pasi mposhtën kundërshtarët e tyre 5-2 për të bërë dy fitore nga dy ndeshje në Ligue 1.


Sidoqoftë, Mbappe humbi gjithashtu një penallti në pjesën e parë dhe u duk se u ndal dhe u acarua gjatë një sulmi, me Galtier që përfundimisht mori vendimin për ta zëvendësuar atë katër minuta para përfundimit të ndeshjes.

Gjatë ndeshjes, mesfushori i PSG-së, Vitinha bëri një vrapim në mes të fushës dhe kishte mundësinë të pasonte topin drejt Mbappes, i cili ishte në të majtë të tij, dhe Lionel Messit, i cili bëri një vrap nga krahu i djathtë.

Bashkëpunimi mes Neymar dhe Messit, e lë Mbappen të acaruar në fushë - francezi ngriti dorën dhe ndaloi së vrapuari si shenjë proteste
Lexo po ashtu Bashkëpunimi mes Neymar dhe Messit, e lë Mbappen të acaruar në fushë - francezi ngriti dorën dhe ndaloi së vrapuari si shenjë proteste

Në pamjet që u bënë virale pas ndeshjes, Vitinha injoroi thirrjen e Mbappes dhe vendosi ta pasojë topin drejt Messit, duke e lënë yllin francez të frustruar dukshëm pasi ai ndaloi plotësisht lëvizjen e tij dhe i ktheu shpinën lojës.

Zemërimi i Mbappes u bë temë e mediave pasi pakënaqësi ishte e dukshme, por Galtier e ka arsyetuar atë në tjetër mënyrë.

“Kylian luajti ndeshjen e tij të fundit tre javë më parë, kështu që e dija se do të ishte e vështirë në nivel fizik për të”, ka thënë fillimisht Galtier për Canal Plus.

“Ai është një garues. Ai dëshiron të jetë i mirë dhe ai dëshiron të jetë i mirë shpejt, por një futbollist i mirë nuk është i tillë; duhet pak kohë për të rifituar 100 për qind të aftësive të tij sportive”.

“Kur të jetë në 100 për qind, ai do të bëjë diferencën edhe më shumë. Këta janë lojtarë që duan të shënojnë, që duan të shënojnë vazhdimisht”.

“Është pak normale që ai të zhgënjehet duke qenë pak i paaftë fizikisht në krahasim me shokët e tij të skuadrës”, përfundoi trajneri i PSG-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori