LAJMI I FUNDIT:

U abuzua në baza racore, kush është ndihmës trajneri i Basaksehirit, Pierre Webo?

U abuzua në baza racore, kush është ndihmës trajneri i Basaksehirit, Pierre Webo?

Përballja e Ligës së Kampionëve në mes të Paris Saint-Germain dhe Istanbul Basaksehir u ndërpre pasi ndihmës trajneri i mysafirëve, Pierre Webo, pohoi e u abuzua në mënyrë racore nga gjyqtari i katërt i ndeshjes.

Mbrëmja e së martës la shumë gjëra të hapura në Grupin H, pasi pas fitores së RB Leipzig ndaj Manchester Unitedit, ende nuk ndihet se cila skuadër do t’i bashkohet gjermanëve kalimin e grupit.


E gjithë kjo pasi ndeshja që po zhvillohej në Parc des Princes u ndërpre në minutën e 21-të për shkak se ndihmësi i Basaksehirit, Webo, pohoi se u fye në baza racore nga gjyqtari i katërt i ndeshjes.

Ndërpritet ndeshja PSG - Basaksehir - fyerje raciste nga gjyqtari i katërt ndaj asistentit të Okan Buruk
Lexo po ashtu Ndërpritet ndeshja PSG - Basaksehir - fyerje raciste nga gjyqtari i katërt ndaj asistentit të Okan Buruk

Por, kush është Pierre Webo?

Pierre Achille Webo Kouamo i lindur në Bafoussam të Kamerunit më 20 janar të vitit 1982, është një ish-futbollist kamerunas i cili u gjend në qendër të një stuhie racizmi të martën, pasi pësoi abuzim të pretenduar nga gjyqtari Sebastian Coltescu gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj PSG.

Webo është ka qenë ndihmës trajner në ekipin nga Stambolli që nga nëntori i vitit 2019.

Webo luajti për tre klube spanjolle

Ish-sulmuesi është një fytyrë e njohur në Spanjë, ku ai ka luajtur për klubi si Osasuna, Leganes dhe Real Mallorca. Ai arriti në Osasuna në vitin 2003 nga skuadra uruguaiane Nacional de Montevideo, duke shkuar në huazim te Leganes për t’u adaptuar në futbollin spanjoll.

Pasi u kthye në Los Rojillos, ai qëndroi në Navarre deri në vitin 2007, kur u bashkua me Mallorca si një lojtar i lirë. Ai qëndroi me Los Bermellones deri në vitin 2011, para se të transferohej në Turqi. Në kohën e tij në Spanjë, ai shënoi 51 gola (23 për Osasuna dhe 28 për Mallorca).

Deklarohet gjyqtari i akuzuar për racizëm, i cili mund të suspendohet me dhjetë ndeshje
Lexo po ashtu Deklarohet gjyqtari i akuzuar për racizëm, i cili mund të suspendohet me dhjetë ndeshje

Periudha shtatë-vjeçare si lojtar në Turqi

Në kampionatin turk, ai luajti plot shtatë sezone në katër klube të ndryshme, duke filluar me një periudhë 2011-13 në ekipin që ai tani shërben si numri dy në krye të trajnerit Okan Buruk. Pas Stambollit, ai shkoi te Fenerbahce (2013-15), Osmanlispor (2015-17) dhe Gaziantep (2017-18), para se të kthehej në Nacional de Montevideo, ku vuri çizmet në gozhdë në fund të vitit 2018.

Ai ishte një reprezentues i përhershëm i Kamerunit, duke fituar 58 paraqitje dhe duke shënuar 18 gola për kombëtaren, të cilën ai e përfaqësoi në Kupat e Botës 2010 dhe 2014.

/Telegrafi/