LAJMI I FUNDIT:

Tyson Fury zbulon një plan të çuditshëm për t’u zgjedhur kryeministër i Britanisë së Madhe në vitin 2030

Tyson Fury zbulon një plan të çuditshëm për t’u zgjedhur kryeministër i Britanisë së Madhe në vitin 2030

Tyson Fury ka njoftuar një plan të çuditshëm për t’u zgjedhur Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar në vitin 2030.

Dy herë kampioni botëror i peshave të rënda u tërhoq nga boksi profesionist pasi mposhti Dillian Whyte në prill dhe ‘Gypsy King’ duket se e ka vënë syrin në një karrierë të re në politikë.


Duke folur në hapjen e restorantit të tij të ri, “Sultan of Lancaster Experience”, Fury u kërkoi fansave të votojnë për të në zgjedhjet e ardhshme.

Spektakël i garantuar: Tyson Fury dhe Hafthor 'Thor' Bjornsson dakordohen për duelin e vitit
Lexo po ashtu Spektakël i garantuar: Tyson Fury dhe Hafthor 'Thor' Bjornsson dakordohen për duelin e vitit

“Dua të falënderoj të gjithë ata që u paraqitën sot”, deklaroi Fury. “Mos harroni të votoni për mua në vitin 2030 si Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar – votoni Furyn”.

“(Sulltani) tani është zyrtarisht i hapur për të gjithë”.

Nuk është hera e parë që Fury ka shprehur dëshirën për t’u futur në politikë pas karrierës së tij në boks.

Tyson Fury konfirmon rikthimin sensacional nga pensionimi, por vetëm nëse Usyk deklason Joshuan
Lexo po ashtu Tyson Fury konfirmon rikthimin sensacional nga pensionimi, por vetëm nëse Usyk deklason Joshuan

Në vitin 2015, Fury zbuloi se kishte ambicie për t’u bërë deputeti i ardhshëm për zonën e tij zgjedhore të Morecambe dhe Lunesdale në Lancashire.

“Dua të bëj një ndryshim për mirë për vendin ku jetoj. Unë besoj se do të kem sukses për shkak të ndikimit që kam mbi njerëzit nga qyteti”, ka potencuar ai.

Ndërkohë, në fillim të këtij viti babai i Furyt, John njoftoi synimin e tij për t’u bërë kryebashkiaku i ardhshëm i Mançesterit.

Kushtet e Tyson Furyt për t'u rikthyer nga pensionimi dhe të përballet me Joshuan
Lexo po ashtu Kushtet e Tyson Furyt për t'u rikthyer nga pensionimi dhe të përballet me Joshuan

“Unë kandidoj në zgjedhjet e ardhshme për kryebashkiak të Mançesterit, sepse këta politikanë janë absolutisht të padobishëm dhe mendoj se mund të bëj një punë më të mirë”, kishte thënë Fury, duke bërë me dyshim njoftimin më 1 prill.

“Pra, vazhdoni të dëgjoni, mbani sytë mbyllur dhe do të më shihni shumë shpejt, atje lart në zgjedhjet e 2024-ës”.

“Jam i sigurt se mund të bëj një punë më të mirë se të ashtuquajturit politikanë të sotëm”, vazhdoi ai.

Tyson Fury i nervozuar jashtë mase me Anthony Joshuan, e quan madje edhe "divë"
Lexo po ashtu Tyson Fury i nervozuar jashtë mase me Anthony Joshuan, e quan madje edhe "divë"

Fury është i njohur për pretendimet e çuditshme dhe komentet e tij të fundit ka të ngjarë të ngrenë disa pikëpyetje.

Nuk janë vetëm komentet e tij politike ato që kanë tërhequr skepticizëm, me shumë fansa që dyshojnë gjithashtu se ai është pensionuar nga boksi profesionist.

Hearn zbulon muajin se kur mund të përballen Joshua dhe Fury në super meçin e dekadës
Lexo po ashtu Hearn zbulon muajin se kur mund të përballen Joshua dhe Fury në super meçin e dekadës

Shumë besojnë se Fury do të përpiqet të përballet me fituesin e revanshit të Anthony Joshua me Oleksandr Usyk, që do të zhvillohet në Jeddah, Arabinë Saudite muajin e ardhshëm.

Ndërkohë, raportimet thonë se Fury është gjithashtu në bisedime për të luftuar ish-kampionin e “Njeriut më të Fortë në Botë”, Hafthor ‘Thor’ Bjornsson në një ndeshje ekspoze në fund të vitit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Casemiro rrëfen detaje nga largimi i tij prej Real Madridit: Hyra në zyrën e Ancelottit, ai filloi të qante

Ndërkombëtare
Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

La Liga
Mbrëmja e madhe e boksit në Munchen: Përfundojnë matjet zyrtare të Jurgen Uldedajt dhe Shefat Isufit

Mbrëmja e madhe e boksit në Munchen: Përfundojnë matjet zyrtare të Jurgen Uldedajt dhe Shefat Isufit

Boks
Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

Premier League
Kalo në kategori