LAJMI I FUNDIT:

Tyson Fury i nervozuar jashtë mase me Anthony Joshuan, e quan madje edhe “divë”

Tyson Fury i nervozuar jashtë mase me Anthony Joshuan, e quan madje edhe “divë”

Tyson Fury ka goditur ashpër “divën” Anthony Joshua dhe ka pohuar se rivali i tij nuk mund ta mposhte as me shkop bejsbolli.

Gypsy King ka disa vite që është rival me AJ-n, por ende nuk është përballur me të në ring dhe tashmë është ‘tërhequr’ nga boksi. Fury mund ta gjejë veten në një pozicion për t’u përballur me bashkëkombësin e tij për titujt e padiskutueshëm këtë verë nëse rivali i tij mund të sigurojë fitoren hakmarrëse ndaj Oleksandr Usyk.


Megjithatë Fury ka pohuar se gjashtë herë është përpjekur ta bëjë luftën me Joshuan, por pa asnjë sukses.

Hearn zbulon muajin se kur mund të përballen Joshua dhe Fury në super meçin e dekadës
Lexo po ashtu Hearn zbulon muajin se kur mund të përballen Joshua dhe Fury në super meçin e dekadës

“U përpoqa ta bëj atë luftë të paktën gjashtë herë dhe të pasuksesshme çdo herë sepse po ngatërrohesh me një divë”, deklaroi Fury kur vlerësoi një luftë të mundshme të padiskutueshme gjatë një interviste me iFL TV. “Prima donna, pinjoll i vogël, që nuk duan të luftojnë, ai nuk mund të më rrihte nëse do të kishte një shkop bejsbolli ndërsa unë do isha në gjumë”.

“Ai zog ka fluturuar. Vite më parë, kur ai ishte një boksier i pamposhtur, njerëzit menduan se ai mund të mposht Tyson Furyn. Ndoshta. Pastaj kur Anthony Joshua u nokautua nga Andy Ruiz, njerëzit thanë se ai është një bodybuilder. Më pas ai shkon dhe rrahet nga një peshë e madhe. Unë jam mbreti i peshave të rënda, askush nuk mund t’i lidh dorezat e mia”, ka shtuar Fury.

Një luftë mes Joshuas dhe Furyt është afruar në mënyrë joshëse në të kaluarën, me çiftin që nënshkruan një kontratë për një luftë të padiskutueshme për titullin e kampionit të padiskutueshëm vitin e kaluar me vlerë mbi 100 milionë euro. Megjithatë Fury u detyrua të tërhiqej nga marrëveshja dhe të përballej me Deontay Wilderin në një trilogji pasi u urdhërua nga një arbitrazh gjyqësor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi publikon formacionin zyrtar për klasiken evropiane ndaj Bayern Munich

Real Madridi publikon formacionin zyrtar për klasiken evropiane ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Konfirmohet një mungesë e madhe tek Bayerni për ndeshjen ndaj Real Madridit

Konfirmohet një mungesë e madhe tek Bayerni për ndeshjen ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Manchester United bën prioritet kryesor për transferim gjatë verës top yllin e Real Madridit

Manchester United bën prioritet kryesor për transferim gjatë verës top yllin e Real Madridit

Premier League
Kalo në kategori