LAJMI I FUNDIT:

Tyson Fury godet dy boksierët me një deklaratë të fuqishme: Usyk-Joshua ishte një nga përballjet më të këqija që kam parë, do t’i asgjësoja të dy brenda një nate

Tyson Fury godet dy boksierët me një deklaratë të fuqishme: Usyk-Joshua ishte një nga përballjet më të këqija që kam parë, do t’i asgjësoja të dy brenda një nate

Oleksandr Usyk ka fituar për herë të dytë përballjen me Anthony Joshuan.

Boksieri ukrainas ka mbrojtur kështu titujt e botës në peshën e rëndë në boks profesionist në versionet WBA, IBF, WBO dhe IBO.

Kjo përballje zgjati 12 raunde dhe pati një luftë të madhe mes dy boksierëve, por jo të gjithëve i ka pëlqyer ajo.

Usyk pas fitores kërkoi një përbalje me Tyson Fury i cili është tërhequr nga boksi pas fitores me Dillian Whyte.

Nuk ka munguar përgjigja nga Fury, i cili duket se është i gatshëm të rikthehet në ring për t’u përballur me ukrainasin.

Fury ka shkruar në rrjetet sociale se përballja Usyk-Joshua ka qenë njëra nga përballjet më të dobta në historinë e peshave të rënda.

Usyk falënderon Zotin për fitoren që ia dedikon Ukrainës dhe i kërkon luftë Tyson Furyt: Nëse nuk përballem me britanikun atëherë largohem nga boksi
Lexo po ashtu Usyk falënderon Zotin për fitoren që ia dedikon Ukrainës dhe i kërkon luftë Tyson Furyt: Nëse nuk përballem me britanikun atëherë largohem nga boksi

“Ishte një nga ndeshjet më të dobëta në historinë e peshave të rënda. Unë do t’i asgjësoja të dy brenda së njëjtës natë, bëni gati kalendarin, sepse Gypsy King është i përjetshëm dhe do të qëndrojë përgjithmonë”, ka shkruar Fury.

Mbetet të shihet nëse Usyk dhe Fury do të kenë një përballje në të ardhmen, pasi dëshira nuk mungon nga asnjëra palë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori