Basketbollisti i Miami Heat, Tyler Herro ka përfunduar si viral në rrjetet sociale pas një trepikëshi të shënuar nga gjysma e fushës në ndeshjen ndaj Neë Orleans Pelicans.

Miami Heat ka fituar ndeshjen e së mërkurës ndaj Neë Orleans Pelicans me rezultat 113:98.

Kjo ndeshje ishte shumë e mirë për shikuesit, pasi kohe pas kohe kishte aksione brilante nga të dyja skuadrat.

Megjithatë, ai që ‘vodhi’ gjithë vëmendjen dhe ishte padyshim ‘aksioni i mbrëmjes’ ishte ai i Tyler Herro me Jimmy Butler.

Herro u përpoq t’ia pasonte bashkëlojtarit të tij nga gjysma e fushës një ‘alley-oop’, por pasimi i tij përfundon brenda koshit duke u llogaritur tre pikë.

Ne e dimë se Tyler Herro ka diapazon serioz dhe aftësi të mira shënimi nga distanca, por kjo nuk ishte as një goditje.

Ky moment shpejt është bërë viral në rrjetet sociale dhe të gjithë po flasin për të.

Butler përfundoi ndeshjen me ‘triple-double’ me 31 pikë, 10 kërcime dhe 10 asistime, ndërsa Herro e përfundoi me 19 pikë, nga to tre trepikësha. /Telegrafi/