LAJMI I FUNDIT:

“Ty nuk të merr askush për martesë, të duan vetëm për një natë”, Shota dhe Xhuli ‘përplasen’ sërish me njëra-tjetrën gjatë darkës festive

“Ty nuk të merr askush për martesë, të duan vetëm për një natë”, Shota dhe Xhuli ‘përplasen’ sërish me njëra-tjetrën gjatë darkës festive
Xhuli dhe Shota Baraliu (Foto: Prive/YouTube)

Aktorja Shota Baraliu dhe modelja Juliana Nura nuk kanë pasur fare raporte të mira gjatë qëndrimit të përbashkët në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, në edicionin e parë.

Ato kishin debate të shumta mes vete dhe mospajtime, gjersa të njëjtat duket se vazhduan edhe pas daljes së tyre nga ky spektakël.


Së fundmi, Shotën dhe Xhulin e ka bërë bashkë darka festive e emisionit “Prive”, ku të ftuar kanë qenë shumë ish-banorë të dy edicioneve të para të BBVK.

Xhuli Nura: Do t'i futem ndoshta edhe politikës, dua që zëri im të dëgjohet dhe t'i përfaqësoj denjësisht gratë
Lexo po ashtu Xhuli Nura: Do t'i futem ndoshta edhe politikës, dua që zëri im të dëgjohet dhe t'i përfaqësoj denjësisht gratë

Një tension mes dy vajzave u vërejt kur Xhulit iu parashtrua pyetja “Kur e ke ndër mend të martohesh” e bërë nga fansat dhe e lexuar nga Liberta.

Xhuli u përgjigj me një thumb drejt Shotës, duke thënë: “Kemi para neve dissa njerëz të tjerë në këtë tavolinë që duhet të martohen, kur të martohen ata, martohemi ne pastaj”.

(Shiko videon 1:21:25)

Me këtë ajo i ureferuar Shotës për faktin që është më e madhe se ajo dhe ende nuk është e martuar. E kundrejt këtij provokimi, Shota reagoi menjëherë duke thënë: “Nuk të duan ty motër [për martesë]. Vetëm natën e parë në krevat dhe pastaj ecë”.

"Më ka larguar publiku ose ju produksioni", Liberta i ndërhyn Monikës: Akuzë e rëndë, mos flisni me muhabete të parukiereve
Lexo po ashtu "Më ka larguar publiku ose ju produksioni", Liberta i ndërhyn Monikës: Akuzë e rëndë, mos flisni me muhabete të parukiereve

Xhuli më pas reagoi edhe mbi këtë deklaratë të saj, duke i thënë Shotës: “Fol vetëm për vete, sepse ti ke mbetur si turshi”.

Debati ka vazhduar edhe më tej kur Shotës iu parashtrua pyetja se kush mendon se është më acaruese mes Xhulti dhe Santianës, për të cilën ajo u përgjigj Xhuli – dhe kjo e fundit nuk i ndali reagime ndaj saj, duke tensionuar sërish situatën. /Telegrafi/

(Shiko videon 1:28:50)

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori