LAJMI I FUNDIT:

Turqia do ta furnizojë Kosovën me produkte për shërbime të mbrojtjes

Turqia do ta furnizojë Kosovën me produkte për shërbime të mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë qëndrimit në Turqi ka vizituar Presidencën e Industrisë së Mbrojtjes, ku është pritur nga presidenti i këtij institucioni, Ismail Demir.

Ministria e Mbrojtjes njofton se Mehaj dhe Demir kanë nënshkruar marrëveshjen shtet me shtet (Government to Government), për furnizim me artikuj dhe produkte për shërbime të mbrojtjes.


“Kjo marrëveshje ka rol të jashtëzakonshëm në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media të ministrisë.

Me këtë rast, ministria thotë se Mehaj e ka njoftuar Presidencën e Industrisë së Mbrojtjes me synimin e Kosovës për Integrimin Euro-Atlantik dhe anëtarësim në NATO, ku mes tjerash ai ka theksuar se në këtë proces mbështetja Republikës së Turqisë për Republikën e Kosovës është tejet e rëndësishme.

“Nga ana e tij, z.Demir ishte falënderues për bashkëpunimin dhe për konkretizimin e këtij bashkëpunimi me marrëveshje shtet me shtet”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, Presidenti i Industrisë së Mbrojtjes, Demir, përmes një postimi në Twitter, ka konfirmuar marrëveshjen e sotme me ministrin Mehaj.

“Minsitri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka vizituar institucionin tonë. Në kuadër të kësaj vizite, ne nënshkruam një marrëveshje G2G (ndërqeveritare) ndërmjet vendit tonë dhe Kosovës me qëllim të zhvillimit të bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes dhe rritjes së eksporteve. Urimet më të mira”, ka shkruar Demir./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori