LAJMI I FUNDIT:

“Turqia dhe Kosova pothuajse të njëjta, festoj me shqiponjë pasi është simbol i shqiptarëve” – Rashica flet si lojtar i Besiktasit

“Turqia dhe Kosova pothuajse të njëjta, festoj me shqiponjë pasi është simbol i shqiptarëve” – Rashica flet si lojtar i Besiktasit

Sulmuesi anësor u nis mbrëmë drejt Stambollit, ku u prit nga tifozë të klubit të Besiktas, ndërsa sot është prezantuar në klub në pranin e nënkryetarit të klubit, Emre Kocadag, duke bërë edhe fotot zyrtare.

Rashica që do të mbajë numrin 11 në fanellë ka folur për ueb faqen e klubin, duke zbuluar gjëra shumë interesante. Ai foli që nga fillimi i karrierës, festa me shqiponjë, Kosova dhe Turqia dhe shumë gjëra tjera.


“Kur filluar të luani futboll? Xhaxhai im luante futboll në ligat e ulëta në Kosovë. Ishte ai që më regjistroi në një shkollë futbolli në moshën 6-7 vjeç. Unë kam luajtur futboll që atëherë”.

Zyrtare: Milot Rashica, lojtar i Besiktas
Lexo po ashtu Zyrtare: Milot Rashica, lojtar i Besiktas

“Festa me shqiponjë? Shqiponja është simboli ynë kombëtar, simbol për popullin e Shqipërisë dhe Kosovës. Kur bëjmë shenjën e shqiponjës, ata që na shohin e dinë se kush jemi. Kjo vlen edhe për ata që shohin flamurin tonë. I festova golat e mi duke bërë shenjë shqiponje, edhe për t’i përshëndetur dhe uruar. Ka një kuptim shumë të veçantë për të gjithë ne”.

“Kalimi te Besiktas? Që në momentin e parë që nisëm negociatat me Besiktasin, ata më respektuan dhe më bënë të ndjeja se më donin shumë. Kjo ishte gjëja më e rëndësishme për mua dhe doja të kthehesha në Turqi, ku isha i lumtur. Mua dhe familjes sime na pëlqeu shumë ky vend dhe kaluam një kohë të mirë këtu. Shumë të mira kanë qenë edhe planet dhe projektet që më ka paraqitur klubi. Më bënë të ndihem sikur më donin, prandaj zgjodha këtë vend”.

“Kam luajtur në këtë stadium vitin e kaluar, atmosfera ishte shumë e mirë. Mund të them se tifozët në Turqi janë në një nivel krejt tjetër”.

“Shpresoj se mund të shënoj shumë gola dhe asistime, por nuk ka shumë rëndësi se në çfarë pozicioni luaj, sinqerisht. Mundohem të jap kontributin më të mirë që mundem për ekipin tim. Nuk janë vetëm gola dhe asistime, sigurisht, është gjithçka që mund të bëj kur jam në fushë”.

“Numri 11? Më parë kam veshur numrin 11, sinqerisht është një numër që më pëlqen. Ata thanë se mund ta marr këtë numër, edhe jam i lumtur për këtë”.

“Shpresoj të kemi një sezon të mirë. E pashë ndeshjen tonë të parë, filluam mirë. Shpresoj të shkojë kështu deri në fund dhe të ngremë trofeun e kampionatit”.

“Mezi pres të shoh tifozët tanë të na mbështesin në stadiumin tonë. Do të bëj maksimumin për të dhënë kontributin më të mirë për ekipin dhe për të lumturuar tifozët tanë”.

“Turqia dhe Kosova janë pothuajse të njëjta. Kështu që unë e shijoj kohën time këtu. Kemi edhe byrekë. Në qytetin nga vij unë, ne e duam çajin. Ka shumë aspekte të përbashkëta si ky mes dy vendeve”, ka thënë Rashica.

Numrin 11 dhe duke pirë çaj jashtë stadiumit – prezantimi interesant i Milot Rashicës te Besiktas
Lexo po ashtu Numrin 11 dhe duke pirë çaj jashtë stadiumit – prezantimi interesant i Milot Rashicës te Besiktas

Transferimi i Milot Rashicës nga Norwich te Besiktas u mbyll për 5 milionë euro, para që do të paguhen me katër këste nga klubi turk. Mësohet se paga e tij do të jetë 2 milionë euro në sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Kalo në kategori